18.02.2022
MPPS: Kujdesi për fëmijët dhe familjet në rrezik social është prioriteti ynë
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se më 15 shkurt 2022 në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale është mbajtur takimi i ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe Ilija Jovanoviq nga shoqata “Krijojmë të Ardhme”.
Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me shoqatën e përfaqësuar nga Jovanoviç, të hënën e javës së ardhshme do të mbahet takimi i ri me drejtorin e Qendrës për çështje sociale - Shkup.
Në takimin e zhvilluar në Ministri u diskutua për politikat dhe aktivitetet dhe masat aktuale që po ndërmerren si dhe për planet e ardhshme për frenimin e fenomenit të lypjes dhe integrimin e këtyre personave në jetën shoqërore.U theksua se mbrojtja dhe trajtimi i fëmijëve të rrugës është një problem kompleks dhe kërkon veprim multisektorial të institucioneve kompetente, organizatave të shoqërisë civile dhe individëve.
Për këtë qëllim, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në koordinim me Ministrinë e Brendshme, në periudhën e kaluar kanë ndërmarrë hapa konkretë për të reduktuar shfaqjen e lypjes tek fëmijët e rrugës dhe prindërit e tyre, të cilët kryejnë aktivitete në terren në lokacione kritike tashmë të përcaktuara në qytetin e Shkupit.
Për shkak të rritjes së numrit të lypsarëve, u formuan ekipe mobile të përbëra nga ekspertë të IP MCSR-Shkup, të cilët në bashkëpunim me MPB-në përgatitën plane mujore për aktivitete në terren në mbarë qytetin e Shkupit. Në terren janë inspektorë për të mitur dhe profesionistë nga Qendra, përfaqësues të shoqatave, të cilat përmes qasjes parandaluese dhe edukative me fëmijët dhe familjet e tyre, synojnë të evidentojnë rreziqet e këtij fenomeni socio-patologjik.
Në territorin e Qytetit të Shkupit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka themeluar 2 Qendra Ditore për fëmijët e rrugës: Kisella Vodë dhe Shuto Orizare.
Roli kryesor i Qendrës Ditore për Fëmijët e Rrugës është largimi i fëmijëve nga rruga dhe përfshirja e tyre, përkatësisht përfshirja në shoqëri përmes përvetësimit të aftësive të ndryshme sociale.
Krahas punës me fëmijët, ne punojmë edhe me prindërit biologjikë duke forcuar kapacitetet e tyre prindërore, prindërim të përgjegjshëm dhe kapërcimin e sjelljeve stereotipike që lidhen me përkatësinë e një grupi të caktuar etnik dhe përfshirjen në sistemin e kujdesit social, fëmijëror dhe shëndetësor.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të kujdeset për fëmijët dhe familjet në rrezik social.