11.02.2022
Trençevska zhvilloi takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Minierës “Buçim”
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska u takua sot me përfaqësuesit e Sindikatës nga Miniera “Buçim”. Ata informuan se po kërkojnë përcaktimin e vendeve të reja të punës me stazh të benificuar.
Ministrja Trençevska theksoi se Komisioni për revizion të vendeve të vendeve të punës pranë MPPS-së, të cilëve stazhi i sigurimit konsiderohet me zgjatje të shtuar së shpejti do t'i shqyrtojë kërkesat për përcaktimin e vendeve të punës me stazh të benificuar.
“Komisioni që u formua në dhjetor të vitit të kaluar shumë shpejt do të fillojë shqyrtimin e kërkesave për stazh të benificuar. Në një afat të caktuar do të duhet t'i shqyrtojë lëndët që kanë mbërritur në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale”, tha ministrja Trençevska.
Sipas Sindikatës së Minierës “Buçim”, kërkesat për stazh të benificuar janë të justifikuara pasi një pjesë e punëtorëve punojnë në kushte të vështira. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, i cili tha se sindikatat vlerësojnë se duhet të merret parasysh pesha e kushteve të vendeve të punës.