28.02.2022

Trençevska - Shoqata e të verbërve nga Shtipi: Shoqatat dhe organizatat joqeveritare janë partnerët tanë kyç në zbatimin e masave sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Shtip vizitoi Shoqatën e të Verbërve. Në takim përfaqësuesit e Shoqatës informuan për sfidat aktuale me të cilat përballen, të drejtat sociale që i shfrytëzojnë dhe mundësitë për përmirësimin e tyre, respektimin e ligjeve për të drejtat e të verbërve dhe avancimin e tyre. Ata theksuan se masat sociale ndihmojnë në ngritjen e standardit jetësor të këtij grupi të qytetarëve.

Sipas ministres Trençevska, kujdesi për personat me aftësi të kufizuara mbetet prioritet i lartë i Qeverisë dhe MPPS-së, sepse jetesa cilësore është po aq e rëndësishme për këta qytetarë në rrezik social.

“Ne vazhdojmë të kujdesemi për të gjitha kategoritë e qytetarëve me aftësi të kufizuara sepse ata janë bashkëqytetarët tanë, fqinjët, miqtë tanë. Në zbatimin e shërbimeve të reja sociale të bëra sipas nevojave specifike të qytetarëve në secilën komunë, partnerët tanë kyç janë shoqatat dhe organizatat joqeveritare. Nëpërmjet aktiviteteve edukative këshilluese dhe inspektimeve në terren në shtëpi për zbulimin e hershëm të personave në rrezik social, ne punojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin social.

“Angazhimi ynë është të krijojmë një shoqëri pa diskriminim, një shoqëri në të cilën të gjithë qytetarët kanë qasje të barabartë në të gjitha burimet dhe përfitim të barabartë prej tyre”, tha Trençevska.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve nga Shtipi, Dragi Vitanov, tha se shumë bashkëqytetarë të tij kanë nevojë për masën e asistencës personale për të arritur moshën e thellë dhe nevojën për një shtëpi për të verbërit të cilët kanë mbetur vetëm pa ndihmën dhe kujdesin e askujt. Disa anëtarë të Shoqatës së të Verbërve u shprehën të kënaqur me audiolexuesin për të verbërit.

Ministrja Trençevska tha se aplikimi për të verbërit ka ardhur pikërisht nga nevoja për përfshirjen e të verbërve në komunitet, MPPS vitin e kaluar ka promovuar audiolexuesin "Kiko" në maqedonisht dhe "Hana" në shqip, i cili u mundëson personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar, të dëgjojnë dhe kuptojnë tekstin e shkruar në versionin audio. Përveç të verbërve, produkti përdoret edhe nga personat me vështirësi në të mësuar, personat me disleksi dhe të gjithë të tjerët që mund ta kuptojnë më mirë informacionin në format audio.

Në territorin e Komunës së Shtipit më shumë se 5.000 persona përdorin lloje të ndryshme të ndihmës sociale, ndihmë minimale të garantuar, kompensim për aftësi të kufizuar, përfitues të ndihmës dhe përkujdesjes nga një person tjetër, sigurime sociale të të moshuarve, shtesë për fëmijë, shtesë arsimore. Këto masa i ndihmojnë njerëzit në rrezik social të përballen me varfërinë dhe përjashtimin social, i ndihmojnë ata të integrohen më lehtë në shoqëri.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.