03.02.2022

Trençevska – Grigorian: Vazhdojmë me realizimin e projekteve për reformat sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorijan, në takimin e sotëm diskutuan për projektet që do të realizohen gjatë këtij viti. Ministrja Trençevska theksoi se UNDP-ja është një nga partnerët më të rëndësishëm sepse me vite ka përkrahur zbatimin e reformës sociale në vend, e cila siguron mbrojtje më të madhe të grupeve të cenueshme të qytetarëve. Ajo ka informuar edhe për masat e reja nga Plani Operativ për vitin 2022.

“Së shpejti do të promovojmë masat nga Plani i ri Operativ për vitin 2022, në mënyrë që qytetarët të aplikojnë sa më shpejt. Ato janë të destinuara për personat e papunë që duan të fillojnë biznesin e tyre, të marrin kualifikime profesionale me kërkesë të punëdhënësve, praktika, trajnime dhe punësim të personave për ofrimin e shërbimeve të kujdesit të komunitetit dhe të tjera. “Me ta kontribuojmë që qytetarët të kenë hyrje të sigurt në sistemin e mbrojtjes sociale dhe aktivizimin e tregut të punës”, tha Trençevska.

Sipas Trenchevskës, MPPS në periudhën e ardhshme do të punojë në qëndrueshmërinë e masave në nivel lokal dhe në forcimin e ekipeve që punojnë për deinstitucionalizimin.

Përfaqësuesi aktual i UNDP-së Gregorian paralajmëroi masa të reja nxitëse për punësim dhe vetëpunësim që do të jenë mbështetje aktive e Planit Operativ për vitin 2022. Ai theksoi se për UNDP-në është e rëndësishme përfshirja sociale e romëve, personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve, fëmijëve të rrugës etj.
“UNDP do të vazhdojë të mbështesë projektet e MPPS-së për përmirësimin e të drejtave sociale të të gjithë qytetarëve në vend. Ne do të mbetemi partner i ngushtë zhvillimor i Maqedonisë së Veriut, tha Grigorian.

Trençevska dhe Grigorian u shprehën të kënaqur që bashkëpunimi nuk mungon edhe në fushat tjera të reformës sociale për të cilat është zotuar Qeveria.

Ndër shërbimet e realizuara me sukses me mbështetjen e UNDP-së është edhe lexuesi i audios në gjuhën maqedonase dhe shqipe për personat me shikim të dëmtuar.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.