12.02.2022

Trençevska: Zbatojmë politika që janë përgjigje për nevojat e prindërve të vetëm, reforma sociale jep rezultate reale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka vizituar dy familje me një prindër në Shtip, me të cilët bisedoi për nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, si dhe për efektet e reformës sociale me të cilën ndryshoi tërësisht qasja ndaj kategorive të rrezikuara të qytetarëve.

Ajo theksoi se reforma sociale e krijuar me qëllim avancimin e të drejtave dhe rritjen e ndihmës për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, jep rezultate reale, që është rritja e asistencës sociale për 300%, shtesa për fëmijë dhe arsimim dhe më shumë të drejta dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara.

“Një familje përdor përfitimin e aftësisë së kufizuar për një person me pengesë më të rëndë fizike, Ndihmë e garantuar minimale, Ndihmë për asistencë dhe Kujdes nga një person tjetër dhe gjithashtu fëmija është përfitues i një shërbimi ditor në Qendrën Ditore për pengesa intelektuale apo fizike. E ëma na informoi se shfrytëzon edhe dëmshpërblim për një punëtor të falimentuar, i cili duke zgjeruar hapësirën e personave që kemi krijuar, e realizoi këtë të drejtë”.

Përkatësisht, me zgjidhjen e re ligjore, 1100 falimentues të tjerë marrin sigurim material prej 9.242 denarë në muaj. Për familjen tjetër, nëna e cila është prind i vetëm, më ka informuar se për dy fëmijët studentë shfrytëzojnë kompensim për fëmijë dhe arsim, nëna është e punësuar dhe me ndryshimet në Ligjin për pagë minimale, do të ketë rritje të pagës prej 18.000 denarë”, informoi ministrja.

Ajo theksoi se Qeveria dhe Ministria janë të hapura dhe të disponueshme për të gjitha nevojat dhe sfidat me të cilat përballen prindërit e vetëm, si dhe qytetarët e tjerë që kanë nevojë për ndihmë. Ne jemi këtu për qytetarët, tha Trençevska, për të gjitha iniciativat që dalin prej tyre dhe të cilat do të kontribuojnë për të dhënë rezultate nga të cilat do të përfitojnë të gjithë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.