23.02.2022

Trençevska: Vazhdojmë partneritetin afatgjatë me Këshillin e Evropës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska u takua me përfaqësues të Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup. Në takim u diskutua për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet Ministrisë dhe Projekteve të Këshillit të Evropës për Promovimin e Barazisë dhe Diversitetit, Parandalimin dhe Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve, Programi ROMAKTED-Faza 2, promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i romëve në nivel lokal. Ministri theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka bashkëpunim të shkëlqyer me Këshillin e Evropës, për të cilin pret të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Mbështetja është shumë e rëndësishme dhe prandaj në periudhën e ardhshme do të dalim me ide të reja në pjesën e politikave ku prekin kompetencat tona, tuajat si Këshilli i Evropës dhe MPPS, në pjesën e barazisë, grupeve të margjinalizuara, pjesës dhe në të drejtën e punës. Ne duhet të thellojmë bashkëpunimin në fushën e të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminimit dhe në luftën për zhdukjen e gjuhës së urrejtjes," tha Trençevska.

Përfaqësuesit e Zyrës Programore të Këshillit të Evropës informuan se fushata për ndërgjegjësimin e qytetarëve në luftën kundër intolerancës në shoqëri titullohet “Blloko urrejtjen, ndaj dashurinë”. Fushata do të përfshijë disa grupe të synuara të të rinjve dhe të moshuarve, të punësuar dhe të papunë, sportistë.

Këshilli i Evropës është një partner afatgjatë i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në zhvillimin e çështjeve të rëndësishme dhe të të drejtave të njeriut. Projektet e përbashkëta financohen nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.