24.02.2022

Trençevska: Punësimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet fokusi i punës sonë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot ka zhvilluar takim me përfaqësues të Asociacionit të Shoqërive Mbrojtëse “ZAPOVIM”. Në takim është diskutuar draft-versioni i Projektligjit për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara. Ministrja Trençevska theksoi se teksti i ligjit nuk është përfundimtar dhe se në përgatitjen e tij do të përfshihen organizatat përkatëse, partnerët e MPPS-së dhe do të organizohet edhe debat publik.

“Ne duam të arrijmë një zgjidhje ligjore që do të jetë në interes të të gjithëve. Personat me aftësi të kufizuara dhe punësimi i tyre do të marrin rolin qendror, sepse do të ofrohen zgjidhjet më të përshtatshme për heqjen e tyre nga sistemi i mbrojtjes sociale. Synimi ynë është t'i sjellim këta njerëz në tregun e punës në mënyrë që ata të integrohen më lehtë në komunitet. Ne do ta bëjmë atë së bashku, përmes dialogut me të gjithë aktorët, sepse vetëm me njerëz të trajnuar për të punuar do të rritet produktiviteti i kompanive mbrojtëse. Zgjidhja e re ligjore do të përfshijë rehabilitimin profesional të personave me aftësi të kufizuara në mënyrë që të krijohet një gamë e gjerë strukturash të punësuara”,  tha Trençevska.

Sipas përfaqësuesve të Asociacionit të Shoqërive Mbrojtëse në vend, me zgjidhjen aktuale ligjore, përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është në nivel të kënaqshëm pasi 80% janë të punësuar. Ata theksuan se përfitimet e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në procesin e punës japin rezultate si për kompanitë ashtu edhe për personat me aftësi të kufizuara. Ata ofruan ndihmë në hartimin e Rregullores së re në fushën e rehabilitimit profesional.​

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.