07.02.2022

Trençevska: Në interes të të gjithë pensionistëve do të ndryshojmë sistemin e harmonizimit të pensioneve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në intervistën e sotme në TV 24 tha se përmirësimi i cilësisë së jetës së pensionistëve është prioritet kryesor dhe për këtë arsye rritja e pensioneve është pjesë e programit të ri të qeverisë 2022-2024.

“Qëllimi ynë është që në tremujorin e parë të këtij viti të hapim debatin e ekspertëve për ndryshimin e sistemit të rregullimit të pensioneve të përshtatshëm për të gjithë pensionistët, ku do të dëgjojmë propozimet e Shoqatës së Pensionistëve. Pensionistët tanë pensionin e janarit e kanë marrë me rritje prej 2,9 për qind, përkatësisht pensioni mesatar është rritur për rreth 500 denarë, nga 15.876 denarë, tani është 16.336 denarë. Rregullimi i radhës që do të varet nga norma e indeksit të kostos së jetesës do të jetë me pagesën e pensioneve të korrikut. Po punohet edhe në projeksione për rritje shtesë të pensioneve, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës pensionale të 329.000 pensionistëve", tha ministrja Trençevska.

Ministrja Trençevska në intervistë theksoi se sistemi pensional është efikas dhe stabil.“Burimi kryesor i financimit të fondit pensional është fluksi i kontributeve, që do të thotë se rritja prej 6.3% vitin e kaluar, krahasuar me një vit më parë vërtet tregon se kemi një sistem pensional stabil që mbushet me kontribute. Ajo që është më e rëndësishmja është se transferi i buxhetit qendror në Fond po zvogëlohet çdo vit, gjë që tregon gjithashtu se kemi një sistem pensionesh të qëndrueshëm, sepse vetë Fondi gjeneron të ardhura. Kjo, nga ana tjetër, nënkupton krijimin e vendeve të reja të punës për të cilat paguhen kontributet dhe në këtë mënyrë mbushet fondi pensional," tha Trençevska.

Nga buxheti i Ministrisë, i cili për vitin 2022 është 50,6 miliardë denarë, janë ndarë para për pensione, përfitime sociale, të drejta sociale dhe për mbrojtjen e fëmijëve dhe masa aktive për punësim.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.