25.02.2022

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me përkushtim punon në përgatitjen e Ligjit të ri për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, prezantohet Raporti “Analiza e rregulloreve, qasjeve dhe metodave në punësimin e personave me aftësi të kufizuara”

Raporti për gjendjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut të titulluar si “Analiza e rregulloreve, qasjeve dhe metodave në punësimin e personave me aftësi të kufizuara”, e cila është pjesë e projektit “Mbështetje për modernizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve sociale” u prezantua në tryezën e sotme të rrumbullakët “Kalimi i hendekut – Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara”. Për nevojat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, projekti zbatohet nga Eptisa, me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

Në prezantimin e Raportit, këshilltarja speciale në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Natasha Dimeska, tha se promovimi i përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në shoqëri është prioritet afatgjatë i Ministrisë.

“Në botën moderne në të cilën jetojmë, të gjithë ne, si qytetarë, si njerëz, japim një kontribut kyç në komunitetin e vendit të punës – përmes punësimit ose drejtimit të një biznesi që na siguron të ardhura. Prandaj, punësimi i personave me aftësi të kufizuara mund të merret si një tregues kryesor i përfshirjes së tyre të përgjithshme në një shoqëri. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për një kohë të gjatë punon në përgatitjen e Ligjit të ri për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe Ligjit të ri për Marrëdhëniet e Punës, në të cilin prioritet do t'i jepet zgjidhjeve sistematike për përmirësimin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në tregun e hapur në punë. Ne jemi të gatshëm të identifikojmë modelet më të mira përmes pjesëmarrjes, përfshirjes së ekspertëve, aktivistëve, personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave të tyre të shoqërisë civile, përfaqësuesve të biznesit. Do të hapim një debat publik, tha këshilltarja speciale në MPPS, Natasha Dimeska.

Dimeska theksoi se shërbimet sociale kontribuojnë edhe në përmirësimin e punësueshmërisë dhe punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Raporti thekson se nevojitet mbrojtje më e madhe për personat me aftësi të kufizuara në fushën e parandalimit, zbulimit dhe sanksionimit të keqpërdorimeve të mundshme të Ligjit për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe informim dhe ndërgjegjësim më i madh për nevojën e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës.

“Dispozitat ligjore për aftësimin profesional të personave me aftësi të kufizuara duhet të rishikohen. Duhet të ndryshohet terminologjia në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili përcakton kategoritë e aftësisë së kufizuar dhe të miratohet një Rregullore e re për shkallën e aftësisë së kufizuar të personave me zhvillim mendor apo fizik në drejtim të modernizimit të qasjes. “E drejta e rehabilitimit profesional të personave me aftësi të kufizuara në punë nuk duhet të lidhet me moshën (50 vjeç) të përfituesit”, thuhet në raport.

Mundësitë për qasje të reja për punësimin dhe punën e personave me aftësi të kufizuara në tregun e hapur të punës u diskutuan nga shefi i Operacioneve 2 në Delegacionin e BE-së, Aleksandru Albu dhe drejtori i Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati. Raportin për gjendjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara e prezantuan profesorët Suzana Bornarova dhe Natasha Bogoevska.

Folësit konkluduan se mbetet nevoja për përmirësime të mëtejshme, duke adresuar çështje dhe sfida të ndryshme, duke u përshtatur në vazhdimësi rrethanave të reja në fushën e mbrojtjes sociale dhe duke adoptuar forma të përmirësuara të punësimit të mbrojtur bazuar në përvojat e vendeve të zhvilluara evropiane.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.