14.02.2022

Trençevska u takua me përfaqësues të Odës së Zejtarisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësues të Odës së Zejtarisë. Në takim u informuan për sfidat me të cilat ballafaqohen me zgjidhjen e re ligjore e diela ditë jopune dhe nevojën për të punuar të dielën parukierët, estetistët dhe prodhuesit e caktuar të furrave dhe ëmbëlsirave. Sipas tyre, duke punuar të dielave në aktivitete të caktuara të zejtarisë do të mund të mbrohen interesat e zejtarëve dhe shtetit nga ekonomia gri. Ministrja Trençevska theksoi se Ministria do ta shqyrtojë propozimin e Odës së Zejtarisë.

“Zgjidhja ligjore e diela ditë jo pune zbatohet vetëm një muaj e gjysmë. Pres që praktika të tregojë se cilat janë efektet. Ne si Qeveri dhe si Ministri do të bëjmë analiza shtesë për të përcaktuar nëse është arritur qëllimi që 92% e punëtorëve të mos punojnë të dielave dhe ata 8% që punojnë në procesin tekniko-teknologjik që nuk mund të ndërpritet të dielave të marrin mëditje 50% më të lartë”, tha Trençevska.

Zgjidhja ligjore e diela ditë jopune filloi të zbatohet nga fillimi i vitit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.