25.02.2022
Trençevska: Përfshirja e plotë e romëve në shoqëri është obligim për të cilin punojmë së bashku
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot hapi takimin dyditor të punës për përfshirje sociale të romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, Kuvendit, organizatave ndërkombëtare dhe të organizatave civile.
Ministri theksoi se nënshkrimi i Deklaratës për Integrimin e Romëve nga kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor konfirmon gatishmërinë e vendeve të rajonit për bashkëpunim të përbashkët në nismën për përfshirjen e romëve në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Strategjia për Romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një konfirmim i përpjekjeve tona për të ndërtuar një shoqëri kohezive që synon zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik dhe të përgjithshëm të qëndrueshëm. Një shoqëri në të cilën qytetarët, pavarësisht se cilës bashkësi etnike i përkasin, ndjehen të sigurt dhe kanë mundësi të barabarta për zhvillim dhe përparim personal," tha Trençevska.
Në bazë të Deklaratës së Njohur të nënshkruar dhe obligimeve që dalin nga ajo, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrive të resorit realizon Projekte dhe zgjidhje ligjore në arritjen e qëllimeve konkrete në fusha të caktuara si: arsimi, punësimi, banimi dhe sigurimi i dokumenteve personale për personat të cilët nuk i posedojnë.
Ministrja vuri në dukje se përfshirja e 400 fëmijëve romë në procesin e edukimit parashkollor që qëndrojnë falas në kopshte, 700 bursa për gjimnazistët romë në vit, niveli i lartë i punësimit të romëve në administratën shtetërore dhe publike, fushë në të cilën vendi ynë është para të gjithë të tjerëve në rajon, mbështetja e strehimit, në drejtim të legalizimit të banesave të tyre janë pjesë e synimeve të realizuara për të cilat ministria së bashku me partnerët ka punuar në periudhën e kaluar.
Ajo theksoi se është duke u përgatitur Ligji i Ri për Strehim i cili do të përmbajë një seksion të veçantë Strehimi Social. Si dhe se zbatimi i projekteve të financuara përmes Programit Vjetor të Veprimit IPA II për vitin 2019 “Përfshirja në BE” synon të kontribuojë në uljen e varfërisë në vend dhe në përmirësimin e përfshirjes sociale, arsimore dhe ekonomike të njerëzve që i përkasin grupeve më të rrezikuara.
“Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme po përgatitet për zbatimin e një agjende të gjelbër dhe digjitale. Ne e shohim përfshirjen e romëve në agjendën digjitale kryesisht në rritjen e aksesit në asetet digjitale, shkrim-leximin digjital, mbështetjen e fëmijëve romë në fushën e arsimit, tregun e punës në drejtim të përvetësimit dhe përdorimit të aftësive dhe mbështetjes së duhur për sipërmarrësit romë për të digjitalizuar aktivitetet e tyre. Në fushën e agjendës së gjelbër, romët do të përfshihen në ekonominë rrethore, me transformimin e sistemeve të menaxhimit të llojeve të ndryshme të mbetjeve dhe burimeve të tjera, do të shfaqen mundësi të reja dhe vende të reja pune. Efikasiteti ekonomik i shtëpive të qytetarëve duhet të fillojë me grupet më të rrezikuara, duke përfshirë romët, dhe ne do t'i përfshijmë ata në modelet inovative të energjisë së rinovueshme," tha Trençevska.