04.02.2022
Vazhdon dialogu social
Këshilli ekonomik-social sot vazhdoi diskutimin për përcaktimin e pagës minimale në vend.
Në seancën e sotme u prezantuan disa simulime të bëra në bazë të propozimeve të dorëzuara nga partnerët social për rritjen e pagës minimale.
Nga ana e Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë u dorëzua propozimi ku krahas ndryshimeve të kritereve për rregullimin e pagës minimale u dha propozim edhe për sigurimin e ndihmës financiare për pagesën e pagës minimale nga buxheti i RMV-së. Ky propozim kërkon analiza shtesë me qëllim të përcaktohen implikacionet fiskale të cilat do të shkaktonin zgjidhjen e propozuar.
Prandaj, u dakordua që dialogu social të vazhdojë javën e ardhshme, për të arritur një zgjidhje më të afërt dhe për të gjetur zgjidhjen më të qëndrueshme sistematike, e cila do të japë rezultate në planin afatgjatë.