11.02.2022

Trençevska: Jemi të përkushtuar që qytetarët e grupeve të rrezikuara t'i realizojnë plotësisht të drejtat e tyre për shërbime sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësues të organizatës joqeveritare të grave rome nga Shuto Orizari. Në takim u prezantuan nevojat dhe sfidat me të cilat përballen gratë rome në drejtim të ushtrimit të të drejtave sociale, të drejtës për dokumente personale të personave pa shtetësi, mungesës së mjekut gjinekolog, punësimit sipas çelësit etik dhe miratimit të Strategjisë së re Kombëtare për Romët 2022-2030. Ministrja Trençevska theksoi se sistemi i mbrojtjes sociale është i gatshëm t'i absorbojë të gjitha familjet në rrezik social.

“Si Ministri e resorit dhe si Qeveri, ne jemi plotësisht të përkushtuar që të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë në të drejta dhe shërbime. Ne jemi të përkushtuar që grupet e rrezikuara të qytetarëve t'i ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre për të gjitha shërbimet sociale që i krijuam në të kaluarën, siç është e drejta për shtesa për fëmijë, ndihmë e garantuar minimale, kujdes shëndetësor për gratë rome", tha Trençevska.

Më 24 shkurt, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me Delegacionin e BE-së, Sekretariatin për Çështje Evropiane, me mbështetjen teknike të SRS-së, do të mbajë një seminar për romët dhe refugjatët romë, ku do të prezantohet Strategjia e re Kombëtare për Romët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.