28.02.2022

Trençevska u takua me familjet Anastasov dhe Zeјnelov nga Shtipi: U binda se mbrojtja sociale ofrohet aty ku është më e nevojshme

Kujdesi për qytetarët tanë që janë në rrezik social është prioriteti ynë. Sistemi i mbrojtjes sociale në vend ka kapacitet që të kujdeset për çdo familje, për çdo person që do të jetë në rrezik social, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, pas takimit me familjet Anastasov dhe Zeјnelov nga Shtipi.

Sipas ministres Trençevska, masat sociale për përkujdesjen ndaj kategorive të rrezikuara që i shfrytëzojnë familjet edhe një herë tregojnë se Qeveria dhe MPPS-ja po e arrijnë atë që po përpiqen, që është që shfrytëzuesit e të drejtave dhe shërbimeve sociale të kenë ditë të pakujdesshme të mbushura me paqen.

“Në takimin me Anastasovën, e cila ka një vajzë 15-vjeçare me aftësi të kufizuara, Viktoria, u binda që mbrojtja sociale ofrohet aty ku është më e nevojshme. Familja është përfituese e ndihmës speciale, shfrytëzon edhe shtesën për fëmijë dhe shtesën për arsim, sepse Viktoria e vogël shkon në shkollë në klasën speciale në shkollën "Vanço Prqe", dhe frekuenton rregullisht Qendrën ditore për paaftësi intelektuale apo fizike. Nëna e Vaskës punonte me kohë të pjesshme, por për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, ajo tashmë është e papunë dhe merr kompensim financiar nga Agjencia e Punësimit. Ajo po rikualifikohet përmes masës së trajnimeve të asistencës personale që do ta nxjerrin familjen jashtë rrezikut social. Anastasova bën pjesë në grupin e dytë prej 10 personash, të cilët trajnohen si asistente personale. Dhjetë qytetarë tanë tashmë kanë përfunduar trajnimin dhe kanë marrë certifikatën për asistent personal. Tani përmes institucionit publik MCMS Shtip dhe Kryqit të Kuq e ofrojnë shërbimin – ndihma personale për personat që kanë më shumë nevojë”, tha Trençevska.

Ministri theksoi se masat në familjen Zejnelov japin rezultate dhe zbatimi i tyre si pjesë e reformave sociale, jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e potencialit njerëzor, aq të domosdoshëm për suksesin e një shoqërie.

“Ne si Qeveri dhe si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojmë të gjejmë masa të reja që këto familje të përfshihen në tregun e punës. Familja e Nexhat dhe Mirvet Zejnelov është përfituese e GMP për shkak se të dy janë të papunë. Nexhati, i cili me profesion është bukëpjekës, humbi punën pas mbylljes së furrës ku punonte për shumë vite. Nëpërmjet programit “Punë Përfituese Komunale”, punon me kohë të pjesshme si pjesë e Shërbimit të Patronazhit për gjetjen e fëmijëve të pavaksinuar në terren në vendbanimet rome. Të hyrat për këtë aktivitet shtesë të Nexhatit nuk e përjashtojnë të drejtën e shfrytëzimit të GMP-së”, tha Trençevska.

Ministrja Trençevska theksoi se me Planin e ri operativ për vitin 2022, Qeveria ka paraparë masa për personat që përdorin GMP dhe të papunët, sepse kontribuojnë në daljen e përhershme nga kjo kategori sepse përfituesit duke përfshirë veten në tregun e punës sigurojnë ekzistencën e tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.