30.09.2021

Shahpaska: Gjatë vizitës në shtëpinë e grupit të vogël pashë fëmijë të lumtur që tani po përballen me sukses me sfidat e jetës

“Vizita e sotme e grupit të vogël të punës në Shkup është vetëm një konfirmim për suksesin e reformës sociale, me të cilën tërësisht e ndryshuam përkujdesjen institucionale të fëmijëve. Sot, të rinjtë me probleme edukative sociale në vend të institucioneve të mëdha janë sistematizuar në shtëpi të vogla të grupit, ku fitojnë ngrohtësi familjare dhe përkujdes nga kujdestarët”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, gjatë vizitës së shtëpisë së vogël të grupit që është brenda Institucionit Publik “25 Maji”. Me procesin e deinstitucionalizmit, fëmijët me probleme edukative-sociale janë sistemuar në objektet me kapacitete deri në shtatë fëmijë, ndërsa ata me sjellje të çrregullt në objekte deri në pesë fëmijë.

Më shumë

30.09.2021

Shahpaska: Vollkova me një kopsht të ri. Një objekt energjetik efikas i ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane për përfshirjen e plotë të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Qytetarët e Vollkovës tani më kanë një kopsht në lagjen e tyre, i cili do të mundësojë përkujdesjen e 175 fëmijëve deri në moshën gjashtë vjeçare, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, JagodaShahpaska, që së bashku me kryetarin e komunës GjorgjePetrov, AleksandarNaumoski, realizuan inspektim në rregullimin dhe pajisjen e objektit. Ajo tha se me ndërtimin e kopshtit të çifteve të reja martesore nga Vollkova do të përmirësohet cilësia e jetesës që është shumë e rëndësishme edhe gjatë përfshirjes së tregut të punës.

Më shumë

30.09.2021

Husejin: Flukset e migrimit kërkojnë qasje gjithëpërfshirëse lidhur me krijimin e politikave në diskursin e migrimit

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husejin e hapi Këshillin e Dytë Drejtues për projektin “Mbështetje institucionale për përforcimin e diskursit të migrimit, politika dhe planifikimi i bazuar në fakte dhe të dhëna relevante”. Ky projekt është financuar nga Fondi Global Shumëpalësh për Migrim, ndërsa i zbatuar nga IOM, UNHCR dhe UNFPA.

Më shumë

29.09.2021

Shahpaska: Familja Angeleski nga Demir Hisari, e kënaqur me shërbimin ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, i shijojnë me kënaqësi ditët e pensionimit
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot e vizitoi çiftin bashkëshortor, Angelina dhe Aleksandar Angeleski, në Demir Hisar, të cilët janë përfitues të shërbimit ndihmë dhe përkujdesje në shtëpinë për të moshuarit. Pas takimit, Shahpaska vuri në dukje se ky shërbim social kontribuoi për një jetë më të mirë dhe ditë pensioni dinjitoze për bashkëshortët Angeleski që hynë në dekadën e nëntë të jetës. Prej dy muajsh, familja është kujdesur nga një kujdestare që i ndihmon me furnizimin me ilaçe dhe ushqim, mirëmbajtjen e higjienës në shtëpi, u ndihmon me shëtitjet dhe përdorimin e pajisjeve elektronike. Në Demir Hisar, shërbimi i ndihmës dhe kujdesit në shtëpi ofrohet nga shtatë kujdestare që kujdesen për 21 shfrytëzues të moshës mbi 65 vjeç.

Më shumë

28.09.2021

MPPS: Vijon pagesa në etapa e pensioneve të shtatorit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot 28.09.2021 (e martë), fillon pagesa në etapa e pensioneve të shtatorit. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, për të mundësuar mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi COVID-19.

Më shumë

24.09.2021

Shahpaska për TV “Kanal 5”: I inkurajoj komunat që të përfshihen në mënyrë aktive në krijimin e shërbimeve sociale në nivel lokal  

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po punon për të zgjeruar ambientet e akomodimit për të moshuarit që kanë mbetur vetëm”, tha ministrja Jagoda Shahpaska në intervistë për televizionin Kanal 5. 

Më shumë

23.09.2021

Shahpaska me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave: Përgatitet zgjidhje e re ligjore për punësim të personave me aftësi të kufizuara të ndryshme, duke i përfshirë edhe personat e shurdhër 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me rastin e shënimit të 23 shtatorit – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në temë “Pozita sociale dhe papunësia tek personat e shurdhër, përfshirja e gjuhës së shenjave në vendin tonë dhe procesi i standardizimit të tij”, në organizim të Lidhjes Nacionale të Personave të Shurdhër të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

23.09.2021

Shahpaska: Do të shqyrtojmë mënyrë të re për të përmirësuar standardin pensional

Edhe gjatë krizës ekonomike dhe shëndetësore, që preku të gjitha vendet në botë, jo vetëm vendin tonë, ne arritëm të paguanim rregullisht pensionet e 325,000 pensionistëve”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në një intervistë për “Utrinski brifing”. Ajo vuri në dukje se përmes reformës pensionale, pensionet do të harmonizohen dhe do të rriten sepse fondi pensional është në gjendje të qëndrueshme. Sipas saj, ekonomia gradualisht do të rimëkëmbet me rritjen e PBB-së - për të cilën ka analiza serioze se do të jetë mbi 4.1%, kurse pensionet do të vazhdojnë të rriten.

Më shumë

23.09.2021

Shahpaska: Deputetët e opozitës të mos e bllokojnë Projekt-ligjin për të dielën – ditë e pushimit javor

“Deputetët e opozitës duhet të tregojnë ndërgjegjësimin për të drejtat e punëtorëve dhe t'i japin fund bllokadës për të krijuar kushte të kalojë projekt-ligji për të dielën – ditë e pushimit javor përmes procedurës parlamentare”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në intervistë për “Utrinski brifing”. Sipas saj, çdo vonesë do të thotë zgjatje e zbatimit të kësaj të drejte që punëtorët presin. Shumë punëtorë do të jenë në vendet e punës në vend që të jenë pranë familjeve të tyre të dielave dhe nuk do të paguhen shtesë për këtë.

Më shumë

22.09.2021

Shahpaska: Zvogëlimi i punës së padeklaruar çon në rritje të sigurt ekonomike dhe standard më të lartë jetese 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në një debat kushtuar ekonomisë joformale të titulluar “Njohja dhe zvogëlimi i ekonomisë joformale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, organizuar nga Ministria e Financave dhe UNDP-ja dhe mbështetur nga Ambasada të Republikës Sllovake në vendin tonë.

Më shumë

21.09.2021

MPPS: Deputetët e opozitës të mos e bllokojnë zgjidhjen ligjore për të Dielën - ditë e pushimit javor, punëtorët e presin këtë të drejtë 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje deputetëve të opozitës që të mos pengojnë procedurën parlamentare për Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e marrëdhënieve të punës, i cili përcakton se dita e diel është ditë e pushimit javor.

Më shumë

20.09.2021

Shahpaska: Avancimi i cilësisë i personelit profesional është parakusht për arsimin cilësor parashkollor 

Ngritja e cilësisë së shërbimeve në arsimin parashkollor dhe kujdesi që duhet të sjellë deri në arritje më të mëdha arsimore, zhvillim personal dhe përfshirje sociale të fëmijëve, ishte temë të takimit të sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me ekipin e ekspertëve që punon në Projektin “Ngritja e cilësisë së arsimit parashkollor dhe kujdesit”, i financuar në kuadër të Aksionit 4 “Arsimimi, punësimi dhe politika sociale” i Programit të Veprimit të IPA 2017. 

Më shumë

20.09.2021

Ministrja Shahpaska në shënimin e 75-vjetorit të ekzistimit të Lidhjes së Pensionistëve: Krijojmë sisteme, që siguron pagesë në kohë dhe rritje të sigurt të pensioneve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishin të pranishëm në shënimin e Ditës së Pensionistëve dhe jubileut 75-vite nga ekzistimi i Lidhjes së Pensionistëve.

Më shumë

17.09.2021

Takim i Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Shahpaska me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP, Sahakjan: Puna e investuar dhe bashkëpunimi i shkëlqyer ishin parakusht për suksesin e projekteve të përbashkëta  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot zhvilloi takim lamtumirës me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakjan. Në takim u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm midis UNDP -së dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. 

Më shumë

17.09.2021

Ministrja Shahpaska mori pjesë në takim ministror mbi Programin e ri të Reformave Ekonomike (PRE) 2022-2024, MPPS me masa në tri sfera  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, mori pjesë sot në takim ministror të organizuar nga Ministria e Financave, ku u diskutuan masat e propozuara të reformës në Programin e ri të Reformave Ekonomike (PRE) 2022-2024. 

Më shumë

16.09.2021

Takimi i ministres Shahpaska me drejtoreshën rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, Alia El Jasir 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot realizoi takim me drejtoreshën rajonale të UN Women për Evropë dhe Azinë Qendrore, Alia El Jasir.

Më shumë

16.09.2021

MPPS: Më shumë se 400 terme dhe definicionet e tyre nga terminologjia për barazi gjinore në dispozicion në gjuhën maqedonase 

Qytetarët e vendit prej sot do të kenë në dispozicion më shumë se 400 terme dhe definicionet e tyre nga terminologjia për barazi gjinore. Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE) e përktheu Fjalorin që i përmban të gjitha sinonimet dhe konceptet përkatëse në gjuhën maqedonase. 

Më shumë

15.09.2021

Ministrja Shahpaska në Konferencën ndërkombëtare “Gratë në politikën e jashtme”: Suksesi ynë do të jetë i plotë vetëm nëse inkurajojmë dhe motivojmë të paktën një grua më shumë për të hapëruar me guxim në botën e burrave 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Gratë në politikën e jashtme”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ajo, duke folur mbi temën “Covid-19 dhe ndikimi i tij ekonomik tek gratë”, tha se pavarësisht krizës globale shëndetësore-ekonomike, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka miratuar dy ligje kryesore, Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje. 

Më shumë

13.09.2021

Shahpaska: Me ndryshimin në Rregulloren e ushqyerjes kontribuojmë për rritje dhe zhvillim adekuat të fëmijëve në kopshte 

Sot, grupi punues i formuar me qëllim rishikimin e Rregullores mbi normat dhe standardet për ushqim në kopshtet, realizoi takimin e parë të punës në Klubin e deputetëve. 

Më shumë

06.09.2021

Takimi i ministres Shahpaska me Dervishagiç nga Këshilli i Evropës: Punojmë në mënyrë intensive në përforcimin e kapaciteteve të komunitetit rom dhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot kishte takim me drejtoreshën operative në Zyrën e Programit të Këshillit në Shkup, Lejla Dervishagiç, ku u bisedua për procesin e realizimit të fazës së dytë të Programit ROMAKTED. 

Më shumë

06.09.2021

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot fillon pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe mbrojtja civile  për muajin gusht 2021.

Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular, nga dt. 6 shtator 2021. 

Më shumë

03.09.2021

Shahpaska: Ftojmë pushtetin lokal të përfshihet në sigurimin e shërbimit ndihmë dhe kujdesin në shtëpinë e të moshuarve 

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, e vizitoi Shoqatën e Pensionistëve në Komunën e Pehçevës. Në takim u bisedua për çështjen në fushën e lartësisë së pensionit dhe për mënyrën e harmonizimit të tij. 

Më shumë

03.09.2021

Shahpaska: Vazhdojmë me renovimin e kopshteve të fëmijëve 

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, e vizitoi kopshtin e fëmijëve “7 Shtatori” në Pehçevë. Në kopsht janë rinovuar dy kënde lojërash, tërësisht të pajisura me dollapë të reja, tavolina dhe karrige. Është rikonstruuar gardhin e oborrit, janë rinovuar rrugët e betonit në të cilën ecin fëmijët në kopsht, ndërsa më të vegjlit do të luajnë në shtresat e reja të buta të reja të vendosura dhe atë me rekuizita që mundësojnë rritje të drejtë dhe zhvillim. 

Më shumë

02.09.2021

Shahpaska: Ndërmarrjet sociale krijojnë zgjidhje të qëndrueshme shoqërore 

Këshilli Ekonomik-Social sot mbajti seancën e 14-të ku u shqyrtua Strategjia e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2023) me Planin e Veprimit 2021-2023. Anëtarët e KES e shqyrtuan edhe Raportin për Planin e Veprimit e shqyrtuar për formalizimin e ekonomisë joformale 2018-2020, ndërsa u shqyrtua edhe Plan ii Veprimit për ekonominë joformale 2021-2022. 

Më shumë

02.09.2021

Shahpaska: Regjistrimi do të na japë pasqyrë reale për nevojën e hapjes së Qendrave të reja ditore për personat me aftësi të kufizuara 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot vizitoi Qendrat ditore për personat me aftësi të kufizuara dhe për fëmijët me autizëm, në lagjen e Shkupit Fushë Topanë. Në Qendrën Ditore për Fëmijët me Autizëm, ku shërbimet ofrohen nga shoqata joqeveritare “Imago Plus”, kryhen trajtime individuale dhe grupore për rreth 108 fëmijë të moshës prej 20 muaj deri në 14 vjeç. 

Më shumë

01.09.2021

Shahpaska: Kopshte të sigurta për një të ardhme të sigurt për më të vegjlit tanë, vaksinohuni 

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, e vizitoi kopshtin e fëmijëve “Luledielli”, klon i KFP “Veseli cvetovi” në Komunën e Kisella Vodës. Në ditën e parë të muajit shtator, kur numri i fëmijëve në kopshte po rritet, ministrja apeloi për rëndësinë e respektimit të protokolleve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19. Ajo theksoi se gjendja në kopshtet është stabile. 

Më shumë

01.09.2021

Ministrja Jagoda Shahpaska në takim me Rene Shlee, drejtor i ri i Fondacionit Fridrih Ebert (FES) në Republikën e Maqedonisë së Veriut 

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, realizoi takim me drejtorin e ri të zgjedhur të Fondacionit Fridrih Ebert (FES) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rene Shlee. 

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.