17.09.2021

Ministrja Shahpaska mori pjesë në takim ministror mbi Programin e ri të Reformave Ekonomike (PRE) 2022-2024, MPPS me masa në tri sfera  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, mori pjesë sot në takim ministror të organizuar nga Ministria e Financave, ku u diskutuan masat e propozuara të reformës në Programin e ri të Reformave Ekonomike (PRE) 2022-2024.

 

Programi i reformave ekonomike është dokumenti më i rëndësishëm strategjik në dialogun ekonomik me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE -së. Programi përmban kornizë afatmesme të politikës makroekonomike dhe fiskale, dhe një pasqyrë të detajuar të reformave strukturore që duhet të kontribuojnë në rritjen e konkurrencës së ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës. 

Përgatitja e këtij dokumenti në nivel të Qeverisë koordinohet nga Ministria e Financave dhe është rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërsektorial. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon katër masa për Programin e Reformave Ekonomike 2022-2024 në tre fushat e mëposhtme: Mjedisi i biznesit dhe zvogëlimi i ekonomisë joformale, Punësimi dhe tregu i punës dhe Mbrojtja dhe përfshirja sociale. 

Masa në fushën “Mjedisi i biznesit dhe zvogëlimi i ekonomisë joformale” thotë: Përmirësimi i koordinimit dhe përpjekjeve për t’u ballafaquar me ekonominë joformale. 

“Ideja është që të pasqyrohet shtrirja më e gjerë e kësaj mase në drejtim të reformës së re dhe aktiviteteve të tjera për t’u ballafaquar më mirë dhe për të zvogëluar ekonominë joformale. Kjo do të ishte e mundur përmes aktiviteteve shtesë të tilla, si: vendosja e një sistemi të kartave të identifikimit për punonjësit në sektorët ku shfaqet puna e padeklaruar, dizajnimi i propozim-modeleve për zvogëlimin e punës së padeklaruar në mesin e punonjësve sezonalë, zbatimi i një fushate informative dhe edukative për punën e padeklaruar dhe efektet negative mbi punëtorët dhe shoqërinë në tërësi”, tha ministrja Shahpaska në fjalimin e saj.

 

Në fushën “Punësimi dhe tregut i punës”, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon një masë të re të titulluar “Rritja e fleksibilitetit të tregut të punës dhe zgjerimi i përfshirjes së masave aktive të punësimit”. Masa e propozuar synon të kontribuojë në përmirësimin e situatës në tregun e punës dhe punësimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo fushë gjithashtu përfshin masën për mbështetjen financiare të sipërmarrësve romë. Kjo masë i referohet projektit për “Mbështetje financiare për zhvillimin e sipërmarrësisë tek pjesëtarët e komunitetit rom”, i cili është një projekt i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Iniciativës për Zhvillimin e Sipërmarrësisë Rome – REDI.  

Sfera e tretë në të cilën MPPS propozon një masë është “Mbrojtja dhe përfshirja sociale”. Masa e propozuar thotë “Përforcimi i sistemit për përfshirjen sociale të kategorive të cenueshme të personave” dhe përfshin dy komponentë, si:  “Aktivizimi i personave nga kategoritë e cenueshme në tregun e punës” dhe “Përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore sociale”. 

Në takimin ministror u sollën përfundime të përbashkëta që do të merren parasysh në përgatitjen e Programit të ri për Reforma Ekonomike (PPE) 2022-2024.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.