31.03.2021
Shahpaska: Donacioni i karrocave nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke është konfirmim i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, mbështetjes dhe marrëdhënieve miqësore me R. e Turqisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me Zëvendësministrin Enver Husein, Sekretarin shtetëror Resmi Ejupi, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, u takuan me drejtorin e Përgjithshëm të Gjysmëhënës së Kuqe të Republikës së Turqisë, Ibrahim Alltan. Arsyeja e takimit të sotëm ishte dhurimi i karrocave, aparateve të dëgjimit dhe mjeteve higjienike nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke për vendin tonë, të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara si kategori më e rrezikuar e qytetarëve.
Më shumë
31.03.2021
Ministrja Shahpaska iu drejtua Forumit në Meksikë: Gruaja ka të drejtën e lirisë riprodhuese, vetë të vendosë për trupin e saj

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, kishte fjalim në “Generation Equality Forum” që u zhvillua online këtë vit me seli në Meksiko Siti nga 29-31 mars, organizuar nga UN Women dhe qeveritë e Francës dhe Meksikës.
Më shumë
29.03.2021
Debat publik për ndërtimin e kopshtit të ri në Mateç, komuna e Likovës

Pjesëmarrësit në debatin publik, që për shkak të mbrojtjes nga Covid-19 u zhvillua përmes video linkut, patën mundësinë të njihen me projektin për ndërtimin e kopshtit të ri në territorin e komunës së Likovës.
Më shumë
26.03.2021
MPPS: Prej ditës së hënë fillon pagesa në etapa e pensioneve të marsit
Prej ditës së hënë, 29 mars 2021 (e hënë), fillon pagesa e pensioneve të marsit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, për të mundësuar mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi COVID-19.
Më shumë
25.03.2021
Shahpaska: Regjistrimi do të japë një pasqyrë reale për nevojën për kopshte të reja, shtëpi pensionistësh dhe qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara
“Regjistrimi i të pastrehëve ka përfunduar tërësisht. Janë regjistruar të gjithë ata që janë akomoduar në objektet për të cilat Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka krijuar kushte së bashku me Entin Shtetëror të Statistikave”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në përgjigjen e saj në lidhje me çështjen e Regjistrimit.
Më shumë
25.03.2021
Shahpaska: U hap Qendër e re ditore për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale, me kapacitet për 24 persona
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen e Qendrës së re ditore për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale në Institucionin Publik – Entin për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të rinjve, Komuna e Butelit - Shkup.
Më shumë
23.03.2021
Shahpaska: Avancimi i barazisë gjinore është detyrimi ynë mbi të cilin vazhdojmë të punojmë me përkushtim
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, iu drejtua sesionit të 65-të të Komisionit për Statusin e Grave të Kombeve të Bashkuara, që mbahet nga dt. 15 deri më 26 mars të vitit 2021 me temën “Pjesëmarrja e plotë dhe efektive e grave në vendimmarrje në jetën publike dhe fuqizimi i grave”.
Në fjalimin e saj, ministrja Shahpaska theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut bashkohet me deklaratën e Bashkimit Evropian në lidhje me statusin e grave, deklaratë kjo që është dhënë në fillim të debatit të përgjithshëm.
Më shumë
22.03.2021
Shahpaska: Ri-integrimi i të kthyerve të ndjeshëm në komunitet është çështje që MPPS me mbështetjen e EPI, UNDP dhe Bankës Botërore do të jetë e gatshme t'i përgjigjet
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në takimin e sotëm me përfaqësueset e Institutit për Politika Evropiane (EPI) bisedoi mbi projektin rajonal të mbështetur nga BE-ja për të drejtat themelore të komunitetit rom dhe ri-integrimin e të kthyerve nga BE-ja. Këtë projekt e zbatojnë Banka Botërore, UNDP-ja dhe Këshilli i Evropës, kurse përfituese e drejtpërdrejtë është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
19.03.2021
Shahpaska: Kopshti “Detelinka” në Gjorçe Petrov e zgjeron kapacitetin për 90 fëmijë shtesë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me kryetarin e Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumoski, sot inspektuan aktivitetet ndërtimore të institucionit publik “Rosica”, ndërtesa “Detelinka”.
Më shumë
19.03.2021
Takim i ministres Shahpaska me përfaqësuesen e UNICEF-it, Di Xhovani: Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me UNICEF-in, u harmonizua dhe u nënshkrua Plani i Bashkëpunimit i vitit 2021
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vendin tonë, Patricia di Xhovani nënshkruan sot Programin e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it për vitin 2021, që është pjesë e Programit të Bashkëpunimit të UNICEF-it me Maqedoninë e Veriut 2021-2025.
Më shumë
18.03.2021
Këshilli Ekonomik-Social ka zhvilluar seancën e dhjetë
Këshilli Ekonomik-Social, i kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, debatoi për disa pika në seancën e sotme të dhjetë.
Më shumë
18.03.2021
Takimi i ministres Shahpaska me ambasadorin e Çekisë në vend, Toman: Republika Çeke është mbështetëse e fortë e vendit tonë në procesin e integrimit evropian
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, u takua sot me ambasadorin e Republikës Çeke në vendin tonë, Miroslav Toman.
Më shumë
18.03.2021
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e miratoi Deklaratën për paga dhe mundësi të barabarta për gratë dhe burrat
Barazia midis grave dhe burrave është një nga të drejtat themelore të njeriut që janë zotuar t’i respektojnë të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Kjo është regjistruar në instrumentet më themelore juridike të miratuara nga Organizata, duke përfshirë edhe Kartën Sociale Evropiane.
Më shumë