29.04.2021
Projekti “Shërbimi Online” ofron mbështetje në distancë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara

Shoqata e Teknologjisë Asistive “Hapni Dritaret”, e nxitur nga pandemia Covid-19, me mbështetjen e UNICEF-it dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, këtë javë e filloi pilotimin e projektit “Shërbimi online”. Ky projekt-pilot është vazhdim i platformës shërbimi online, që funksionon me sukses tashmë një vit dhe ofron mbështetje në distancë për fëmijët me aftësi të kufizuara të moshës nga 2 deri në 15 vjeç nga i gjithë vendi.
Më shumë
28.04.2021
Ministrja Shahpaska me rastin e 28 Prillit - Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë: Investimi në sisteme të fuqishme dhe të përshtatshme të SSHP, të cilat do t’u përgjigjen sfidave eventuale për shëndetin dhe sigurinë në punë është thelbësore

Me rastin e 28 Prillit - Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Këshillin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, organizuan ngjarjen online me të titull: “Le të investojmë tani në sisteme të forta dhe fleksibile për SSHP”. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Këshillit për Siguri dhe Shëndet në Punë, nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Inspektorati Shtetëror i Punës, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, Organizata e Punëdhënësve dhe Instituti i Imunologjisë dhe Gjenetikës Humane.
Më shumë
27.04.2021
Shahpaska: Të verbrit bëhen me mjet për herë të parë - një lexues audio, i cili u jep më shumë pavarësi në jetën e përditshme

Me iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në partneritet me Lidhjen Nacionale të të Verbërve, filloi procesi i zhvillimit të një softueri - aplikacioni që do t’u mundësojë të verbërve dhe atyre me shikim të dëmtuar të dëgjojnë dhe kuptojnë tekstin në versionin audio. Aplikacioni digjital - lexuesi i audios do të jetë falas dhe i disponueshëm për të gjithë, në gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe lehtësisht i zbatueshëm për të gjitha moshat.
Më shumë
23.4.2021
MPPS: Prej ditës së hënë fillon pagesa në etapa e pensioneve të prillit

Prej ditës së hënë, 26 prill 2021 (e hënë), fillon pagesa e pensioneve të prillit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, për të mundësuar mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi COVID-19.
Më shumë
22.4.2021
Shahpaska: Kopshti i ri në Draçevë do të sigurojë përfshirjen edhe të 108 fëmijëve shtesë në edukimin parashkollor

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski, sot inspektuan aktivitetet ndërtimore të objektit të ri në IPKF “8 Marsi”, në vendbanimin Draçevë, Komuna e Kisella Vodës.
Më shumë
21.4.2021
Ministrja Shahpaska mori pjesë në Forumin online për Ballkanin Perëndimor: Dialog i nivelit të lartë mbi ndikimin socio-ekonomik të pandemisë tek romët e ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot mori pjesë në Forumin virtual për Ballkanin Perëndimor: Dialog i nivelit të lartë mbi ndikimin socio-ekonomik të pandemisë tek romët e ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, bashkë-organizuar nga Komisioni Evropian , Banka Botërore, Këshilli i Evropës dhe UNDP dhe ku morën pjesë përfaqësues të këtyre institucioneve dhe ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Më shumë
16.04.2021
Shahpaska në Forumin e Kompanive të Mira: Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale është konfirmim i ndërtimit të një ekonomie të përgjegjshme e orientuar drejt njerëzve, ekonomi që i vendos njerëzit para profitit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot e hapi dhe iu drejtua Forumit të sivjetshëm vjetor të Kompanive të Mira, që u organizua nga Shoqata për Hulumtime, Komunikime dhe Zhvillim “Publik” dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Më shumë
14.04.2021
Shahpaska: Komuna e Likovës bëhet me kopsht të ri, që do të kujdeset për 102 fëmijë, përmes Kontratës për Grant për ndërtimin e kopshteve të reja
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska së bashku me Kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi sot nënshkruan Kontratë për Grant, me të cilën sigurohen burime financiare për ndërtimin e kopshtit të ri në vendbanimin Mateç.
Më shumë
05.04.2021
Shahpaska në Studio 10: Protokollet në kopshte respektohen në mënyrë rigoroze, piku më i madh ishte në nëntor, tani situata është e qëndrueshme

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, gjatë paraqitjes së sotme në emisionin “Studio 10” të TV 24 ka folur për situatën me COVID 19 në kopshtet e fëmijëve, vaksinimin e punonjësve të kopshteve, zgjidhjen e re ligjore për të Dielën-ditë jopune dhe paketën e pestë e masave ekonomike që është vonuar për shkak të bllokadës në Parlament.
Më shumë
04.05.2021
MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot filloi pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe mbrojtja civile (të gjitha të drejtat në të holla) për muajin prill 2021.
Më shumë
03.04.2021
Shahpaska në Top Tema: Edhe në pandeminë botërore kemi rritje të pagës minimale, për tre vjet kemi rritje prej 6,000 denarë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në emisionin “Top Tema” të TV Telma, ka folur për temat më aktuale në vendin tonë, siç është rritja e pagës minimale, zgjidhja ligjore E diela-dita jopune dhe çështje të tjera që prekin të gjithë palët në shoqëri.
Më shumë
02.04.2021
Kryeministri Zaev, ministrja Shahpaska dhe kryetari i Komunës Jovanoski: Pas 40 viteve, Prilepi bëhet me kopsht të ri bashkëkohor sipas standardeve më të larta për objekte të gjelbra dhe me efikasitet energjetik
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, sot e shënuan fillimin e punëve të kopshtit të ri në Prilep në lagjen “Toçilla”, si objekt i parë i këtij lloji pas 40 viteve.
Më shumë
01.04.2021
Shahpaska: Kopshti i ri në Përdejci do të kujdeset për 20 fëmijë, është kopshti i njëmbëdhjetë i ri në shtatë muaj, për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen zyrtare të objektit të ri “Razvigorçe” në IP “Detska Radost” në vendbanimin Përdejci, Komuna e Gjevgjelisë.
Më shumë