29.09.2021

Shahpaska: Familja Angeleski nga Demir Hisari, e kënaqur me shërbimin ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, i shijojnë me kënaqësi ditët e pensionimit
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot e vizitoi çiftin bashkëshortor, Angelina dhe Aleksandar Angeleski, në Demir Hisar, të cilët janë përfitues të shërbimit ndihmë dhe përkujdesje në shtëpinë për të moshuarit. Pas takimit, Shahpaska vuri në dukje se ky shërbim social kontribuoi për një jetë më të mirë dhe ditë pensioni dinjitoze për bashkëshortët Angeleski që hynë në dekadën e nëntë të jetës. Prej dy muajsh, familja është kujdesur nga një kujdestare që i ndihmon me furnizimin me ilaçe dhe ushqim, mirëmbajtjen e higjienës në shtëpi, u ndihmon me shëtitjet dhe përdorimin e pajisjeve elektronike. Në Demir Hisar, shërbimi i ndihmës dhe kujdesit në shtëpi ofrohet nga shtatë kujdestare që kujdesen për 21 shfrytëzues të moshës mbi 65 vjeç.
 

“Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me partnerët tanë ne ia dolëm të arrijmë atë që u zotuam - prindërit tanë, të afërmit dhe miqtë që të kenë një jetë cilësore dhe ditë të qeta në pleqërinë e tyre. Niveli i zhvillimit të një shoqërie matet sipas kujdesit për personat e kategorive të ndjeshme. Sot pashë që ne e kemi arritur qëllimin, mbase shfrytëzuesit e këtij shërbimi janë të kënaqur sepse me ndihmën e këtij shërbimi në shtëpinë e tyre ata me meritë i gëzojnë ditët e tyre të pensionimit. Komunat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zbatimin e reformës sociale sepse i njohin më mirë qytetarët e tyre dhe nevojat e tyre. Pikërisht ky bashkëpunim i pushtetit qendror dhe atij lokal ka kontribuar që të ketë një efekt të dyfishtë, sepse përveç përfituesve të kënaqur, ne krijojmë edhe vende të reja pune. Në këtë mënyrë, ne rrisim cilësinë e jetës së qytetarëve, forcojmë potencialin njerëzor dhe krijojmë kushte për zhvillimin e komunave”, tha Shahpaska.

 

 

Kryetari i Komunës së Demir Hisarit, Marjançe Stojanovski, vuri në dukje se përfshirja e komunave siguron funksionalitet më të madh të shërbimeve, por edhe përfshirje më të madhe të personave, që është qëllimi përfundimtar i reformës sociale.
 
Shërbimi i ri social ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi është pjesë e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, i zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen financiare të Bankës Botërore dhe synon të përmirësojë dhe ruajë shëndetin e përfituesit në mjedisin e tij familjar. duke ndihmuar në kryerjen e aktiviteteve të jetës së përditshme.
 

Në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, u mbështetën 19 projekte në 24 komuna. Për ofrimin e shërbimeve janë trajnuar 300 persona, kurse pritet që të përfshihen rreth 900 përfitues. Projekti është një nga instrumentet e mbështetjes në zbatimin e suksesshëm të reformës gjithëpërfshirëse sociale.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.