03.09.2021

Shahpaska: Ftojmë pushtetin lokal të përfshihet në sigurimin e shërbimit ndihmë dhe kujdesin në shtëpinë e të moshuarve 

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, e vizitoi Shoqatën e Pensionistëve në Komunën e Pehçevës. Në takim u bisedua për çështjen në fushën e lartësisë së pensionit dhe për mënyrën e harmonizimit të tij.

 

“Pensionistëve u tregova për konceptin e ri të decentralizimin e shërbimeve sociale dhe apelova që vetëqeverisja lokale dhe rajoni i planit lindor të përfshihen në sigurimin e Ndihmës dhe kujdesit në shtëpinë e personave të moshuar. Ky shërbim kryhet përmes dhuruesve të licencuar dhe tani më krijuam në 19 komuna. Shërbimi është pjesë e Projektit të përmirësimit të shërbimeve sociale, mbështetur nga Banka Botërore. Ne si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale dhe më tej ngelëm t’i mbështesim pensionistët, t’u sigurojmë plakje të shëndetshme dhe ditë të këndshme pensioni”, tha ministrja Shahpaska. 

Klubi i Pensionistëve në Pehçevë, numëron rreth 1000 anëtarë. Aktivitetet e veta i zbatojnë në katin e pensionistëve që ka pjesë të mbyllur-të rinovuar dhe pjesë të hapur për të cilën presin se së shpejti do të ndërtohet për t’u shërbyer në ditët verore.

Pensionistët e treguan kënaqësinë e vet për pagesën e parakohshme të pensioneve, edhe në krizën ekonomike dhe Fondin Pensional stabil në vendin tonë. 

Pensionistët e informuan ministren se mbi 70% janë të vaksinuar, kështu që ministrja e vlerësoi si shumë të rëndësishme për periudhën që pason.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.