31.07.2021
Ministrja Shahpaska: E hapëm kopshtin e 15-të për fëmijë për vetëm 11 muaj, 167 fëmijë nga Negotina bëhen me kopshtin më modern në vend
“Me të vërtetë kam kënaqësinë që sot e hapim kopshtin e 15-të për fëmijë për vetëm 11 muaj, që do të kujdeset për 167 fëmijë nga komuna e Negotinës. Qytetarët e këtij kopshti bëhen me kopshtin më modern në vend, të ndërtuar në përputhje me praktikën më të mirë për rregullim hapësinor dhe ky është objekt efektiv tërësisht energjetik”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në hapjen e sotme të kopshtit të ri në Negotinë.
Më shumë
30.07.2021
Shahpaska: Ligji i falimentuesve u miratua, sigurohet kompensim prej 9.242 denarë, falimentuesit që i plotësojnë kushtet të paraqiten në APRMV
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, i fton të gjithë falimentuesit që i plotësojnë kushtet e parashikuara në Ligjin e falimentuesve, të paraqiten në Agjencinë e Punësimit, menjëherë pasi ai të hyjë në fuqi.
Më shumë
30.07.2021
MPPS: U bëjmë thirrje punëtorëve të falimentuar që i plotësojnë kushtet e Ligjit të ri për falimentues në afat brenda 30 ditësh të paraqiten në Agjencinë e Punësimit
Me Ligjin e Ri për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronë dominuese të shtetit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi kompensim në të holla edhe për 1100 falimentues.
Më shumë
29.07.2021
Shahpaska: Jemi duke i ulur kriteret që një numër i madh i falimentuarve të marrin kompensim mujor në shumë prej 9,242 denarë
“Ekzistojnë të falimentuar të cilëve u mungon stazhi i punës për disa muaj dhe kjo është arsyeja pse ne e kemi ulur kufirin për marrjen e kompensimit në të holla nga 15 në 14 vjet stazh pune në ndërmarrjet shtetërore”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, duke e shpjeguar Projekt-ligjin për të falimentuarit në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Punë dhe Politikën Sociale.
Më shumë
29.07.2021
Ministrja Shahpaska: Investojmë në kopsht tërësisht të ri, që do të përkujdeset për 57 fëmijë në Komunën e Sopishtes, çdo fëmijë është i rëndësishëm
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot në Komunën e Sopishtes kreu inspektim në punët ndërtimore të objektit të ri në IPKKF “Ylberi”, objekti i dytë për përkujdesjen e fëmijëve të moshës parashkollore në këtë komunë.
Më shumë
28.07.2021
Shahpaska: Në Manastir e kemi hapur Qendrën e dytë për mbështetjen e familjeve kujdestare, aplikojmë shërbime të reja sociale si pjesë e reformës sociale
Sot në Manastir u hap Qendra e dytë për mbështetjen e familjeve kujdestare në vendin tonë, si pjesë e IP "Shtëpia foshnjave dhe fëmijëve të vegjël" në Manastir. Kjo Qendër do të ofrojë mbështetje për 113 familje kujdestare që kujdesen për 169 përfitues nga rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimit.
Më shumë
28.07.2021
MPPS: Vijon pagesa e shtesës për arsim për periudhën e katërt matëse
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës për arsim për pakon e katërt të masave.
Më shumë
28.07.2021
Njoftim për publikun
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale fton punëdhënësit, përkëdhelëset dhe edukatoret në kopshte, të punësuarit në Qendrat për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq, t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave nga valët e nxehta që vijojnë.
Më shumë
27.07.2021
Fëmijët e kopshtit për fëmijë "Peperutka" në Stajkovc hapën dyert e kopshtit të ri për fëmijë, ku mysafirë i patën Kryeministrin Zaev, ministren Shahpaska dhe Kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Georgievski
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski sot morën pjesë në ngjarjen me rastin e hapjes solemne të kopshtit për fëmijë "Peperutka" në Stajkovc.
Më shumë
27.07.2021
MPPS: Vijon pagesa në etapa e pensioneve të korrikut
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot 27.07.2021 (e martë), fillon pagesa në etapa e pensioneve të korrikut. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, për të mundësuar mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi COVID-19.
Më shumë
26.07.2021
Shahpaska: 38 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale do të marrin shërbimin kujdes dhe rehabilitim në Qendrën e Re Ditore në Komunën e Likovës

Në Qendrën e Re të sapondërtuar të specializuar në f. Orizare, 38 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale nga komuna e Likovës, do të përgatiten për përshtatjen e duhur në sistemin e rregullt arsimor. Përgatitjen do ta kryejë një ekip profesional i përbërë nga rehabilatues dhe edukatorë, logopedë, psikologë, punëtorë socialë dhe fizioterapeutë.
Më shumë
26.07.2021
Ministrja Shahpaska: Filloi me punë Qendra e parë për mbështetjen e familjeve kujdestare në vendin tonë, reforma sociale vazhdon
Qendra e parë për mbështetjen e familjeve kujdestare në vendin tonë ka filluar punën. Qendra është e vendosur në ambientet e ish-shtëpisë për fëmijë pa kujdes prindëror “11 Tetori” në qendër të qytetit. Kjo është arritur si rezultat i përpjekjeve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e cila së bashku me institucionet sociale dhe partnerët ndërkombëtarë nga UNICEF synojnë të forcojnë dhe përmirësojnë kujdesin ndaj fëmijëve të cilët, për arsye të ndryshme, nuk mund të jetojnë me familjet e tyre.
Më shumë
26.07.2021
Takim i ministres Shahpaska me përfaqësuesit e Koalicionit “Ndryshojmë”: Kërkesat e personave me aftësi të kufizuara janë edhe prioritete tona, po punojmë së bashku për t'i përmbushur ato
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesit e Koalicionit “Ndryshojmë”, me të cilët diskutoi për kërkesat e tyre në drejtim të përmirësimit të gjendjes së personave me aftësi të kufizuara.
Më shumë
23.07.2021
Shahpaska për “Koha”: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në intervistë për gazetën në gjuhën shqipe “Koha”, tha se me miratimin e zgjidhjes ligjore me Propozim-ligjin për Marrëdhënie Pune me të cilin definohet se e diela është ditë pushimi” ishin përfshirë të gjithë faktorët. Shahpaska tha se për këtë zgjidhje ligjore u bisedua në pesë seanca të Këshillit Ekonomik-Social, ku përfaqësuesit e sindikatave dhe të punëdhënësve i treguan qëndrimet e tyre. Për këtë propozim ligjor u diskutua edhe me Lidhjen e Odave Ekonomike, Odën Ekonomike të RMV-së me Odën e Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Më shumë
22.07.2021
Shahpaska: Komuna e Butelit për një vit do të bëhet me një kopsht të ri që do të kujdeset për 90 fëmijë
Komuna e Butelit për një vit do të bëhet me një kopsht të ri për fëmijë. Nga një gushti fillon ndërtimi i objektit të ri “Shën Klimenti i Ohrit” në përbërje të IKPKF “11 Tetori”. Qytetarët e Butelit do të mund të përkujdesen për të vegjlit e tyre, që nga mosha më e hershme. Në kopshtin, e cila duhet të përfundohet deri në shtator të vitit 2022, do të ketë vend për 90 fëmijë.
Më shumë
22.07.2021
Shahpaska: 50 persona mbi 65 vjeç nga komunat e Butelit dhe Çuçer Sandevës do të kenë qasje në ndihmën në shtëpi, qytetari mbetet boshti i reformës sociale
Shërbimi social dhe kujdesi në shtëpi për të moshuarit nga 65 vjeç, të cilët nuk mund të kujdesen për veten, arriti edhe në komunat Butel dhe Çuçer Sandevë. Nga sot 50 persona të moshuar do të marrin ndihmë në kryerjen e aktiviteteve në jetën e përditshme nga 25 kujdestarë të trajnuar. Qëllimi i këtij shërbimi social, i cili për herë të parë zbatohet tek ne, është të përmirësohet shëndeti i përfituesit në rrethin e tij familjar. Infermierët do të obligohen t’ju ndihmojnë përfituesve në furnizimin e ushqimit, barnave, pastrimit në shtëpi, shëtitjeve dhe ngjashëm.
Më shumë
21.07.2021
Takim i ministres Shahpaska me përfaqësuesit e Sindikatit të Pavarur të Policisë Gjyqësore: Gjithmonë ka hapësirë për avancimin e të drejtave të punëtorëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, u takua me përfaqësuesit e Sindikatit të Pavarur të Policisë Gjyqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u bisedua për avancimin e të drejtave të anëtarëve të policisë gjyqësore.
Më shumë
21.07.2021
Ministrja Shahpaska: Qendra e Kujdesit në Demir Hisar siguron ndihmë dhe kujdes në shtëpinë për 21 persona mbi 65 vjeç, reforma sociale vazhdon
“Personat e moshuar nga Demir Hisari të cilët kanë nevojë për ndihmë tani do të kenë ditë më të qeta në moshën e tyre të tretë. Për një rezultat të tillë u zotuam kur e filluam reformën sociale”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në dorëzimin e licencës për shërbim të ndihmës dhe kujdesit në shtëpinë e të moshuarve të Kryqit të Kuq.
Më shumë
20.07.2021
MPPS: Avancojmë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, së bashku i krijojmë të gjitha politikat, për dialog jemi të hapur me të gjithë
Sa i përket protestës së sotme të paralajmëruar të disa shoqatave të personave me nevoja të veçanta, informojmë se përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është prioriteti kryesor i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe për këtë qëllim përmes shumë projekteve punojmë në avancimin e të drejtave dhe pozicionit të personave me aftësi të kufizuara.
Më shumë
20.07.2021
MPPS: Vazhdon reforma sociale, trajnohen 300 infermierë që ofrojnë kujdes për 900 persona të moshuar
Me Projektin për përmirësimin e shërbimeve sociale, 300 infermierë do të ofrojnë kujdes për 900 persona të moshuar mbi 65 vjeç në shtëpitë e tyre. Me këtë reformë sociale parashikohet realizimi i shërbimeve sociale siç është ndihma dhe kujdesi në shtëpitë e të moshuarve dhe ofrimi i shërbimeve në Qendrën Ditore për personat me aftësi të kufizuara. Ndërsa fëmijët me aftësi të kufizuara në Qendrat Ditore do të fitojnë terapi në grup, individuale dhe terapi okupacionale. Përveç punës me personat me aftësi të kufizuara parashikohet edhe këshillimore dhe punëtori edhe me prindërit me qëllim që ata më lehtë të ballafaqohen me fëmijët e tyre në kushtet shtëpiake.
Më shumë
20.07.2021
Ministrja Shahpaska në Ditarin e TV Sitel: Fondi pensional është i qëndrueshëm dhe në kushte pandemie ne arrijmë të garantojmë sigurinë e pensioneve
“Fondi pensional është i qëndrueshëm dhe në kushte pandemie ne arrijmë të garantojmë sigurinë e pensioneve. Pagesa e tyre është e rregullt dhe paguhen paraprakisht. Pensionistët marrin pajtueshmëri ligjore dy herë në vit në përputhje me rritjen e kostove të jetesës. Në janar kishte një rritje për 1.2% dhe tani në korrik përsëri 1.2% që janë 300 denarë që pensionistët do të marrin çdo muaj, deri në fund të vitit. Ekonomia jonë do të rimëkëmbet gradualisht, me rritjen e PBB-së për të cilën ka analiza serioze se do të jetë mbi 4.1%, unë besoj se pensionet do të vazhdojnë të rriten”, tha ministrja Shahpaska.
Më shumë
19.07.2021
Shahpaska: Bashkëpunimi midis APRMV-së dhe Qendrave për punë sociale është kryesor për aktivizimin e shpejtë dhe punësimin e pranuesve të ndihmës minimale të garantuar
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mbajti një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm nga Ministria dhe Agjencia e Punësimit.
Më shumë
19.07.2021
Ministrja Shahpaska: Me komunën e Karposhit fillon Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale, përfituesit e parë janë 60 persona mbi 65 vjeç
Komuna e Karposhit është komuna e parë me të cilën filloi realizimi i Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale. Me Projektin 20 infermierë do të kujdesen për 60 persona mbi 65 vjeç, ku u nevojiten në mirëmbajtjen e higjienës personale dhe në shtëpinë e të moshuarve dhe sigurimin e ushqimeve të nevojshme, deri 80 orë në muaj. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, Kryqit të Kuq i dhuroi licencë për kryerjen e veprimtarisë.
Më shumë
17.07.2021
MPPS: Pensionistët për muajin korrik do të marrin pensione me rritje për 1,2 për qind
Pensionistët në korrik do të marrin pensione më të larta në bazë të rregullimit të pensionit me rritjen e shpenzimeve të jetesës, që në gjysmën e parë të vitit 2021 (periudha: janar-qershor 2021), në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2020 (periudha: korrik-dhjetor) arrin 1,2 për qind. Rritja e pensionit në vlerë nominale arrin 188 denarë në nivel të pensionit mesatar dhe 125 denarë në nivel të pensionit më të ulët.
Më shumë
16.07.2021
Ministrja Shahpaska: Siguruam 55.500 pako higjienike për familjet e rrezikuara
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot së bashku me vullnetarët e Kryqit të Kuq vizitoi disa familje në Shkup, të cilët bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe të cilëve iu shpërndanë pako higjienike.
Më shumë
15.07.2021
Personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar me pajisje digjitale falas – Lexuesi i audios “Kiko”, i qasur në gjuhën maqedonase, i aplikueshëm pa mbështetje të internetit
Aplikacioni digjital – Lexuesi i audios “Kiko”, që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e përgatiti së bashku me UNDP, ndërsa me të cilin do të lehtësohet komunikimi dhe funksionimi i personave të verbër, do të jetë falas dhe do të mund të përdoret pa mbështetje të internetit.
Më shumë
14.07.2021
Ministrja Shahpaska: Personat e verbër për herë të parë bëhen me lexues të audios që mundëson lëvizje më të lirshme dhe kryerje të aktiviteteve të përditshme
“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot personave me shikim të dëmtuar dhe anëtarëve të Lidhjes Nacionale të personave të verbër, t’i njoftojë se Aplikacioni lexuesi audio është gati dhe mund ta përdorin”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në fjalimin e saj me rastin e fillimit të përdorimit të aplikacionit digjital, Audio lexues për persona të verbër dhe persona me shikim të dëmtuar.
Më shumë
13.07.2021
Zaev dhe Shahpaska: 1.100 persona shtesë do të përfshihen me Propozim-ligjin e ri për falimentuesit
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në konferencën e përbashkët për shtyp, e prezantuan Propozim-ligjin e ri për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit.
Më shumë
13.07.2021
Husejin: Përfshirja e komunitetit etnik rom në proceset e integrimit nuk mund të realizohet nëse nuk krijohen politika të destinuara vetëm për ta
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, mbajti një fjalim hyrës në uebinarin rajonal për qasjen e të dhënave dhe statistikat zyrtare në lidhje me politikat publike të përfshirjes së romëve.
Më shumë
10.07.2021
MPPS: Vaksinohen 155 persona me aftësi të kufizuara dhe 55 të punësuar në Entin Special Demir Kapi si pjesë e vaksinimit në terren kundër COVID-19
Sot, në Entin Special Demir Kapi u realizua vaksinimi në terren kundër COVID-19 të përfituesve-persona me personave me aftësi të kufizuara intelektuale të akomoduar në Entin për rehabilitimin e fëmijëve, si dhe të punonjësve. Vaksinimi është kryer nga ekipi i Shtëpisë së Shëndetit Negotinë.
Më shumë
09.07.2021
MPPS: Vaksinohen 27 persona me aftësi të kufizuara intelektuale nga Enti për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve në Fushë Tophanë
Në hapësirat e Entit për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve Shkup (Fushë Tophanë) sot u zbatua vaksinimi në terren kundër COVID-19 të përfituesve – personave me aftësi të kufizuara intelektuale të akomoduar në Entin për rehabilitimin e fëmijëve, si dhe të punonjësve. Vaksinimi është kryer nga ekipi i Qendrës Shëndetësore – Shkup.
Më shumë
09.07.2021
Zëvendësministri Husejin mbështet Qendrën për Mbështetje Psikosociale në Kryqin e Kuq të RMV-së
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, sot u drejtua në ngjarjen e organizuar me rastin e hapjes së Qendrës për Mbështetje Psikosociale në Kryqin e Kuq të RMV-së, kështu duke treguar mbështetjen për këtë iniciativë të Kryqit të Kuq të RMV-së.
Më shumë
09.07.2021
Takimi Shahpska–Cigler Kralj: Sllovenia është mbështetëse e procesit të eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, dje pas darkës zyrtare të Takimit të dytë ministror për punësim dhe çështje sociale midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Bërdo afër Kranj, Sllovenia pati takim joformal me ministrin e Punës, Familjes, Punëve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Republikës së Sllovenisë Janez Cigles Kralj.
Më shumë
08.07.2021
Ministrja Shahpaska në Takimin ministror të BE-së në Bërdo afër Kranjit: Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që e zhvillon Garancinë e të Rinjve, mbështetja nga BE dhe bashkëpunimi reciprok janë kryesore për politikat e suksesshme rinore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në Takimin e dytë ministror për punësim dhe çështje sociale, në të cilën morën pjesë edhe ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Bërdo afër Kranjit, Slloveni. Takimi ministror është në kuadër të presidencës sllovene me Këshillin e Bashkimit Evropian, i cili filloi këtë muaj.
Më shumë
08.07.2021
Ministrja Shahpaska në mëngjes pune me Ministrin Austriak të Punës Koher: Garancia e të rinjve jep rezultate, krijojmë politika specifike për të mbajtur të rinjtë në vend
Në prag të Takimit të dytë ministror të punësimit dhe çështjeve sociale midis ministrave të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në mëngjes pune që e organizoi Ministri Austriak i Punës Martin Koher për ministrat për çështjet nga fusha e punës të Ballkanit Perëndimor.
Më shumë
07.07.2021
Zëvendësministri Husejin: “Garanci për të rinjtë” është projekt i suksesshëm me të cilin vazhdojmë t’i mbështesim të rinjtë në vendin tonë
“Sigurimi i mundësive të denja për punësim për të gjithë qytetarët është obligim i Qeverisë së RMV-së, ndërsa prioriteti është edhe më i madh pas fillimit të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19”, tha zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, në fjalimin hyrës së punëtorisë onlajn në të cilën u prezantuan rezultatet nga Projekti për shërbime, për mbështetje të punësimeve të të rinjve në Maqedoninë e Veriut (2020-2021), projekt që e zbaton Ministria e Çështjeve Sociale Austriake.
Më shumë
07.07.2021
Ministrja Shahpaska në Takimin e dytë ministror për punësim dhe çështje sociale midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bërdo, Slloveni

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot udhëton në Republikën e Sllovenisë, ku do të mbahet Takimi i dytë ministror për punësim dhe çështje sociale, ku do të marrin pjesë ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Më shumë
07.07.2021
Ministrja Shahpaska iu drejtua Koalicionit Ndërkombëtar për të drejta të barabarta: Krijojmë shoqëri pa paragjykime, shoqëri që do të integrojë, dhe nuk do të diskriminojë
“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet ku parimi i barazisë dhe mosdiskriminimi zbatohet në të gjitha sferat e jetesës shoqërore: mbrojtje sociale, shëndetësi, arsim, marrëdhënie të punës dhe jurisprudencës. Respektimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut dhe lirisë është prioriteti ynë si Qeveri”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në video fjalimin e konferencës virtuale të organizuar nga Koalicioni Ndërkombëtar për të drejta të barabarta në të cilën merr pjesë edhe shteti ynë.
Më shumë
06.07.2021
Ministrja Shahpaska: Shtëpia e të moshuarve “Dr. Ivan Vllashki” në Berovë zgjeroi kapacitetin për 10 persona, MPPS investoi në pajisjen e saj me shumën mbi 1.300.000 denarë
“Për ne si Qeveri, dhe ministri përkatëse, prioriteti ynë i lartë është kujdesi për qytetarët, në veçanti kategoritë e rrezikuara, duke filluar nga mosha më e re e deri te qytetarët më të moshuar”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në hapjen e sotme të hapësirës së re të Shtëpisë së të Moshuarve “Dr. Ivan Vllashki” në Berovë.
Më shumë
05.07.2021
Ministrja Shahpaska: Rreth 5.000 fëmijë romë përfshihen në projektin “Përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor”, ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë, shoqëri që integron dhe nuk ndanë
“Arsimimi në fëmijërinë e hershme luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve dhe ka efekte pozitive të rëndësishme sociale-ekonomike në tërë shoqërinë. Zhvillimi i kuriozitetit intelektual, këmbëngulja, aftësitë shoqërore dhe stabiliteti emotiv gjatë fëmijërisë janë njëjtë të rëndësishme për suksesin e fëmijëve në studimin gjatë gjithë jetës, integrimin shoqëror, zhvillimin personal dhe më vonë, gjatë punësimit”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në ngjarjen e sotme në të cilin u prezantuan rezultatet pozitive të projektit “Përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor”.
Më shumë
05.07.2021
MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot filloi pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe mbrojtja civile (të gjitha të drejtat në të holla) për muajin qershor 2021.
Më shumë
02.07.2021
Ministrja Shahpaska në seancën e parë të Trupit Koordinues Kombëtar për parandalimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje: Sigurojmë qasje të re dhe efikase në përballjen me dhunën e bazuar gjinore
Trupi Koordinues Kombëtar për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, sot realizoi seancën e parë konstituive të cilën e drejtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.
Më shumë