23.09.2021

Shahpaska: Deputetët e opozitës të mos e bllokojnë Projekt-ligjin për të dielën – ditë e pushimit javor

“Deputetët e opozitës duhet të tregojnë ndërgjegjësimin për të drejtat e punëtorëve dhe t'i japin fund bllokadës për të krijuar kushte të kalojë projekt-ligji për të dielën – ditë e pushimit javor përmes procedurës parlamentare”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në intervistë për “Utrinski brifing”. Sipas saj, çdo vonesë do të thotë zgjatje e zbatimit të kësaj të drejte që punëtorët presin. Shumë punëtorë do të jenë në vendet e punës në vend që të jenë pranë familjeve të tyre të dielave dhe nuk do të paguhen shtesë për këtë.

 

“Po përfitoj nga ky rast për t'u apeluar edhe një herë deputetëve të opozitës që të mos e pengojnë procedurën parlamentare për Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e marrëdhënieve të punës, i cili e përcakton të dielën si ditë pushimi javor”, tha ministrja Shahpaska.

Ky projekt-igj, i cili është në leximin e dytë në procedurën parlamentare, u mundëson 92 për qind të punëtorëve të pushojnë të dielave. Kjo zgjidhje ligjore garanton të paktën 50% mëditje më të lartë për punë të dielave dhe ditëve të pushimit. Sa u  përket punëtorëve në qendrat tregtare, mëditja e tyre për punë të Dielën do të jetë 100% më e lartë se e zakonshme, kurse orari i punës do të jetë nga 10 e mëngjesit deri në 18.

Kjo zgjidhje e propozuar ligjore është miratuar pas një diskutimi të gjerë dhe konstruktiv ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.