13.09.2021

Shahpaska: Me ndryshimin në Rregulloren e ushqyerjes kontribuojmë për rritje dhe zhvillim adekuat të fëmijëve në kopshte 

Sot, grupi punues i formuar me qëllim rishikimin e Rregullores mbi normat dhe standardet për ushqim në kopshtet, realizoi takimin e parë të punës në Klubin e deputetëve.

 

Iniciativa është e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me kompaninë “Novo Nordisk” dhe me mbështetjen e UNICEF-it. Në takim u bisedua për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për përbërjen e menysë në kopshtet e fëmijëve. 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në takimin e punës potencoi se ushqyerja cilësore nuk është e rëndësishme vetëm për mirëmbajtjen e shëndetit të mirë, por është thelbësore për zhvillim të drejtë fizik dhe mendor, në veçanti në pesë vitet e para të jetës.

 

“Sfidat me ushqyerjen te popullsia më e re, si çështje globale, është e pranishme edhe në vendin tonë. Nga njëra anë është problemi i kequshqyerjes, i cili edhe pse me nivel të ulët është i pranishëm tek fëmijët tanë, ndërsa në anën tjetër janë mbipesha dhe obeziteti për të cilët të dhënat tregojnë se kanë trend rritës tek fëmijët në vend. Ushqyerja e duhur ka ndikim kryesor jo vetëm mbi zhvillimit fizik të fëmijëve, por edhe mbi zhvillimin kongjestiv, emocional dhe social dhe në aftësinë për mësim. Ushqyerja nuk është kujdes vetëm për individin, por edhe për tërë shoqërinë. Prandaj, përforcimi i shprehive të mira në ushqyerje në kopshte kontribuon për shëndetin e fëmijëve”, tha ministrja Shahpaska. 

Në drejtim të rritjes së drejtë dhe zhvillimit tek fëmijëve, ministrja tha se nevojitet qasje multidisiplinore, që do të sigurojë ndryshim të plotë të shprehive. Për këtë qëllim u formua një grup punues që është i përbërë nga anëtarët e Institutit të Shëndetit Publik, Fakultetit të Stomatologjisë, Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Fakultetit Matematikor-Natyror, nga ku vjen edhe eksperti i nutricionizmit.

 

Krahas rishikimit të Rregullores mbi normat dhe standardet e ushqyerjes në kopshtet, parashikohet edhe edukimi i fëmijëve, prindërve dhe të punësuarve në kopshtet, me qëllim sigurimi i kujdesit më të madh dhe parandalimit të shëndetit gjatë qëndrimit në kopshte por edhe në shtëpi, në kushte të përditshme dhe në kushte pandemie. Anëtarët e pranishëm të grupit punues e përshëndetën iniciativën e Ministrisë dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim me qëllim avancimin e ushqyerjes së fëmijëve nga mosha më e vogël. 

Në takimin e sotëm të punës u zgjodh edhe koordinatori i grupit punues për rishikimin e Rregullores së ushqyerjes së fëmijëve në kopshte, funksioni i së cilit është t’i përmbledhë të gjitha propozimet e pranuara nga anëtarët dhe të mbledhë përvoja nga vendet e ndryshme. Ndryshimi i fundit i Rregullores u bë në vitin 2014.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.