22.09.2021

Shahpaska: Zvogëlimi i punës së padeklaruar çon në rritje të sigurt ekonomike dhe standard më të lartë jetese 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në një debat kushtuar ekonomisë joformale të titulluar “Njohja dhe zvogëlimi i ekonomisë joformale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, organizuar nga Ministria e Financave dhe UNDP-ja dhe mbështetur nga Ambasada të Republikës Sllovake në vendin tonë.

 

Ministrja Shahpaska tha se për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike, standard më të lartë jetese dhe konkurrencë të ndershme, është e nevojshme të formalizohet puna joformale. Ajo gjithashtu iu referua sfidave me të cilat u përballëm si vend për shkak të pandemisë me Covid-19, dhe gjashtë paketave të mbështetjes financiare për ekonominë dhe qytetarët, në mënyrë që të kapërcejmë me lehtësi krizën. 

“Duhet të pranojmë se nuk ishte e lehtë të krijoheshin masa që do të targetojnë të punësuarit në ekonominë joformale, sepse në realitet ata nuk janë pjesë e sistemit. Kjo është arsyeja pse shumica e kanë mësuar mësimin në një mënyrë më të vështirë, që nënkupton formalizimin e çdo vend pune, siguri dhe mbrojtje të të drejtave të punëtorëve. Si shtet, ne ndërmarrim zgjidhje sistemike që japin rezultate dhe mundësojnë formalizimin e ekonomisë informate”, tha ministrja. 

Duke iu referuar Strategjisë për formalizimin e punës joformale për periudhën 2018-2022, ajo theksoi se përmes një sistemi gjithëpërfshirës, punësimi joformal zvogëlohet në mënyrë efektive.

 

“Detyra jonë përmes Strategjisë dhe përmes projektit IPA – ‘Përmirësimi i kushteve të punës’ është të inkurajojmë krijimin e vendeve formale të punës, të zvogëlojmë punën e padeklaruar, por gjithashtu të stimulojmë një aktivitet më të madh ekonomik të grave në tregun e punës”, potencoi ministrja. 

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë një rënie të shkallës së punësimit joformal. Në periudhën nga 2011  kjo përqindje ishte 24.3%, kurse në vitin 2018 përqindja bie në 18.6%, dhe në vitin 2020 kjo përqindje u ul në 13.6%. 

Rënia më e madhe në këtë normë shprehet në mesin e punëtorëve të rinj të moshës 15 deri në 24 vjeç, e cila në vitin 2011 ishte 46.9%, kurse në vitin 2020 u ul në 18.9%. Punësimi joformal është më i përhapur tek burrat në krahasim me gratë, të rinjtë dhe punëtorët e moshuar mbi 65 vjeç, personat me kualifikime të ulëta dhe punëtorët e angazhuar në bujqësi dhe në sektorin e ndërtimit. 

Sipas ministres, zgjidhjet e reja në Ligjin për marrëdhëniet e punës do të ofrojnë një garanci si për punëtorët ashtu edhe për punëdhënësit, veçanërisht duke rregulluar punën sezonale. 

Ajo e theksoi rëndësinë e aktivizimit të tregut të punës që Ministria së bashku me Agjencinë e Punësimit po zbatojnë. Duke krijuar një plan individual për secilin person të aftë për punë, nga Qendrat për Punë Sociale dhe APRMV, rikualifikimi i tyre dhe trajnimi shtesë krijojnë kushte për secilin person të aftë për punë të hyrë në tregun e punës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.