01.09.2021

Ministrja Jagoda Shahpaska në takim me Rene Shlee, drejtor i ri i Fondacionit Fridrih Ebert (FES) në Republikën e Maqedonisë së Veriut 

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, realizoi takim me drejtorin e ri të zgjedhur të Fondacionit Fridrih Ebert (FES) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rene Shlee.

Aktivitetet e këtij fondacioni politik bazohen në idetë themelore dhe vlerat e socialdemokracisë – liri, drejtësi dhe solidaritet.

 

“Bashkëpunimi ynë me FES nënkupton dialog cilësor dhe shkëmbim të përvojave nga sferat lidhur me të drejtat e punonjësve, dialogut social, çështjet e gjinisë. Tani, e përgatisim Strategjinë Nacionale të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Planin e Veprimit për zbatimin e tij dhe Ligjin e Ri të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Mbështetja jonë dhe këshillat janë të mirëseardhura dhe besoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të përforcohet”, tha Shahpaska në takim.

 

FES i lidh faktorët kryesor dhe aktorët në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe prandaj dialogu, programet, debatet në Maqedoninë e Veriut kontribuojnë në analizën cilësore politike dhe diskutimet në sferën e politikës, dialogut social dhe çështjet e gjinisë. 

“E përshëndesim punën tuaj të përkushtuar në përgatitjen e ligjeve të reja, të përmirësuara, siç është Ligji i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe Ligji i Marrëdhënieve të Punës. Mbështetja jonë dhe bashkëpunimi do të vazhdojë gjithmonë në drejtim të zhvillimit të vlerave demokratike, barazisë, dialogut social”, deklaroi në takim drejtori Rene Shlee. 

Ministrja theksoi se Fondacioni Fridrih Ebert ka rol të jashtëzakonshëm në bashkëpunimin ndërkombëtar të vendit tonë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.