27.12.2021

Shahpaska: Fëmijët nga Kavadari pas 40 vitesh bëhen me kopsht të ri, modern dhe gjithëpërfshirës, me kapacitet për 142 vende 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen zyrtare të kopshtit të ri “Dielli” pranë IPKKF “Rada Poceva” në Kavadar. Kopshti ka ambiente për t’u kujdesur për 142 fëmijë të moshës parashkollore, të ndarë në shtatë grupe. 

Më shumë

27.12.2021

MPPS: Vijon pagesa në etapa e pensioneve të dhjetorit 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot 27.12.2021 (e hënë), fillon pagesa në etapa e pensioneve të nëntorit. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, për të mundësuar mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi COVID-19. 

Më shumë

23.12.2021

Ministrja Shahpaska u dhuroi paketa fëmijëve nga Shtëpia e vogël në grup në Kapishtec 

Në prag të festave të Vitit të Ri, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot u shoqërua me fëmijët e Shtëpisë së vogël në grup në Kapishtec të Shkupit, që funksionon në kuadër të Institucionit Special Demir Kapi. 

Më shumë

22.12.2021

Shahpaska: Me rregullimin e formave jostandarde të punësimit do të krijojmë vende të reja të punës 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në punëtorinë me temë “Vlefshmëria e formave jostandarde të punësimit në kontekstin maqedonas”, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës. 

Më shumë

22.12.2021

Shahpaska për “Kanal 5”: E diela - ditë e pushimit javor do të gjenerojë punëtorë të motivuar dhe produktivë dhe punëdhënës të kënaqur 

“E diela - ditë e pushimit javor është një zgjidhje ligjore për të cilën kemi punuar gjatë gjithë vitit së bashku me partnerët socialë, përfaqësuesit e punëtorëve dhe punëdhënësit, për të cilën janë mbajtur pesë seanca të Këshillit Ekonomik - Social. Përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, ne kemi sjellë zgjidhjen më të qëndrueshme që do të hyjë në fuqi më 1 janar”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. 

Më shumë

21.12.2021

Shahpaska për “Brifingun e mëngjesit”: Me Ligjin për të dielën – ditë jo pune i avancojmë të drejtat e punëtorëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në intervistën e sotme për “Brifingun e mëngjesit” vlerësoi se me zgjidhjen e re ligjore që parashikon e diela të jetë ditë e pushimit javor avancohen të drejtat e punëtorëve, që është parakusht për një punëtor i motivuar.

Më shumë

20.12.2021

Shahpaska: E diela - ditë jo pune është realitet, nga 1 janari 92 për qind e punëtorëve do të pushojnë të dielën 

“E diela - ditë jo pune është realitet. Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e kanë përmbushur premtimin që u kanë dhënë punëtorëve. Nga 1 janari, e diela do të jetë ditë pushimi javor për 92% të punëtorëve”, porositi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska me rastin e miratimit të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, i cili e përcakton të dielën si ditë jo pune. 

Më shumë

17.12.2021

Takim Shahpaska-Ulman: Ne punojmë së bashku për të mbajtur të rinjtë në shtëpi dhe për të rritur punësimin e qytetarëve të rrezikuar  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot ka takuar ambasadoren e sapoemëruar të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut Veronika Ulman. Në takimin e parë të ministres Shahpaska dhe ambasadores Ulmann u theksua bashkëpunimi i mirë me Zvicrën. Të dy bashkëbisedueset theksuan se vendet i lidh miqësia e sinqertë dhe respekti i ndërsjellë dhe konkluduan se marrëdhëniet mes dy vendeve do të thellohen edhe më tej. 

Më shumë

17.12.2021

Takim Shahpaska-Grigorian: UNDP është partneri ynë dhe mbështetës i madh, së bashku krijojmë kushte për përfshirje të plotë  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesin e përhershëm të sapoemëruar të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Armen Grigorjan. 

Më shumë

16.12.2021

Shahpaska: Lidhja dhe shkëmbimi i të dhënave ndërmjet institucioneve kontribuon në krijimin e suksesshëm të politikave, programeve dhe shërbimeve më efikase dhe në kohë për qytetarët 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot ka mbajtur fjalim në ngjarjen përfundimtare të projektit “Përmirësimi i cilësisë së të dhënave dhe fuqizimi i politikëbërjes”, financuar nga BE-ja. Qëllimi i kësaj ngjarje ishte prezantimi i rezultateve të arritura nga ky projekt, në të cilin përveç Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ishin përfshirë edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Më shumë

09.12.2021

Shahpaska: Vetëm me qasje sistematike dhe të përbashkët do t’i japim fund heshtjes dhe do të luftojmë me dhunën ndaj grave dhe dhunës në familje

“Në një shoqëri do të kemi tregim të suksesshëm për ballafaqimin me dhunën mbi gratë dhe vajzave dhe dhunën me bazë gjinore vetëm nëse të gjitha hallkat e zinxhirit të luftës koordinuese kundër dhunës, në mënyrë të barabartë e japin kontributin e vet”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në panel diskutimin “Konventa e Stambollit dhe Ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë – që do të ndryshohet në qasjen për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë?”, në organizim të zyrës së Fondit për popullsi të Kombeve të Bashkuara – UNFPA në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë.

Më shumë

07.12.2021

Ministrja Shahpaska në takim me Misionin e FMN: I përfshijmë të rinjtë në tregun e punës dhe e ulim sistematikisht papunësinë dhe ekonominë informale 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot pasdite pati një takim online me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Bergloh Bjornson Barkbu, ku ndër të tjera u diskutua për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë Covid - 19, punësimin e të rinjve, formalizimin e ekonomisë informale, si dhe lëvizjen e fuqisë punëtore në afat të gjatë. 

Më shumë

07.12. 2021

Shahpaska: Donacioni nga RP e Kinës do të mundësojë ngritjen e shërbimeve të reja sociale për personat me aftësi të kufizuara në Berovë 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me bashkëshorten e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska dhe ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Zhang Zuo, sot kanë vizituar Qendrën Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara në Berovë, i cili do të rikonstruktohet dhe pajiset me një donacion të RP të Kinës.

Më shumë

06.12.2021

Shahpaska: Audio-lexuesi “Hana”, i disponueshëm për personat e verbër të cilët flasin gjuhën shqipe është një konfirmim i konceptit “Një shoqëri për të gjithë” 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë, Artan Grubi, sot promovuan audio-lexuesin në gjuhën shqipe të ashtuquajtur “Hana”, i cili personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar do t’u mundësojë që tekstin e shkruar ta dëgjojnë dhe kuptojnë në versionin audio. Në promovim, që u mbajt vetëm disa muaj pas promovimit të audio-lexuesit në gjuhën maqedonase – Kiko, morën pjesë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë Denada Seferi, si dhe Sanja Bojaniq, zëvendëspërfaqësuese e përhershme e UNDP-së, me ndihmën e së cilës MPPS-ja e krijoi këtë aplikacion. 

Më shumë

06.12.2021

Takim lamtumirës Shahpaska - Toman: Kemi bashkëpunim të suksesshëm të ndërsjellë, mbështetja e Republikës së Çekisë është e rëndësishme për procesin tonë të integrimit evropian 

Ministrja e Punës dhe Politikës, Sociale Jagoda Shahpaska, sot ka pasur takim lamtumirës me ambasadorin e deritanishëm të Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Miroslav Toman - mandati i të cilit përfundon në fund të vitit. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë që në periudhën e ardhshme ta intensifikojnë edhe më shumë, veçanërisht në pjesën e procesit të integrimit evropian. 

Më shumë

03.12.2021

Shahpaska: Shtëpia e vogël në grup në Kapishtec të Shkupit është shembull për kujdes të vërtetë për fëmijët me aftësi të kufizuara 

“3 Dhjetorin e shënojmë si Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, por përfshirja e këtyre personave në shoqëri është një proces që zgjat 365 ditë në vit. Ata janë pjesë e jetës sonë të përditshme, janë miqtë dhe të afërmit tanë”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska gjatë një vizite në një shtëpi të vogël grupore për personat me aftësi të kufizuara që ndodhet në lagjen Kapishtec të Shkupit.

Më shumë

03.12.2021

Shahpaska: E shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, por përfshirja e tyre në shoqëri është përditshmëri e jonë

“Të gjithë së bashku duhet të rrisim ndërgjegjësimin dhe të kuptojmë diversitetin e personave me aftësi të kufizuara, sepse çdo person është po aq i rëndësishëm”. Ky është mesazhi i ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.