23.09.2021

Shahpaska me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave: Përgatitet zgjidhje e re ligjore për punësim të personave me aftësi të kufizuara të ndryshme, duke i përfshirë edhe personat e shurdhër 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me rastin e shënimit të 23 shtatorit – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në temë “Pozita sociale dhe papunësia tek personat e shurdhër, përfshirja e gjuhës së shenjave në vendin tonë dhe procesi i standardizimit të tij”, në organizim të Lidhjes Nacionale të Personave të Shurdhër të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Ministrja Shahpaska theksoi se koncepti “Një shoqëri për të gjithë” do të thotë përfshirje e të gjithë qytetarëve në rrjedhat e rregullta të përditshme në vendin tonë. Ajo shtoi se Lidhja Nacionale e Personave të Shurdhër e fiton mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, nëpërmjet programit vjetor për mbështetje të organizatave joqeveritare dhe lidhjeve nacionale për ngritjen e ndërgjegjes, si dhe për përmirësimin e standardit të tyre.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përpiloi një zgjidhje të re ligjore për punësim të personave me aftësi ndryshe, duke i përfshirë personat e shurdhër”, tha Shahpaska


Ministrja tha se po bisedohet edhe për modele të ndryshme dhe në cilën mënyrë personat e shurdhër do të përfshihen në procesin e punës, me qëllim të mund të përfitojnë për ekzistencën e tyre dhe të jenë të pavarur në sistem.

“Atë që e porositëm në reformën sociale është shtojca e veçantë që e pranojnë këta qytetarë në vend. Gjithsej janë rreth 7 000, por ajo si risi që e punojmë në Ministri është të bëjmë përfshirjen e fëmijëve të moshës parashkollore. Për momentin punojmë në analizën e numrit të plotë të fëmijëve, deri në gjashtë vjeç, që kanë ose dëmtim serioz të dëgjimit ose janë të shurdhër, që të mund çdo ditë të jenë të pranishëm në kopshte. Kështu bëjmë analizë të numrit të interpretuesve të disponueshëm të gjuhës së shenjave, që përfshirja e tyre në institucionet arsimore parashkollore të jetë në të njëjtën mënyrë si dhe për fëmijët e tjerë”, shpjegoi ajo.

Ministrja Shahpaska me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave dërgoi një urim për personat e shurdhër dhe të gjithë ata që e përdorin gjuhën e shenjave, iu uroi shëndet të plotë dhe bashkëpunim të përbashkët dhe frytdhënës në interes të personave të shurdhër.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.