30.09.2021

Husejin: Flukset e migrimit kërkojnë qasje gjithëpërfshirëse lidhur me krijimin e politikave në diskursin e migrimit

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husejin e hapi Këshillin e Dytë Drejtues për projektin “Mbështetje institucionale për përforcimin e diskursit të migrimit, politika dhe planifikimi i bazuar në fakte dhe të dhëna relevante”. Ky projekt është financuar nga Fondi Global Shumëpalësh për Migrim, ndërsa i zbatuar nga IOM, UNHCR dhe UNFPA.

Në fillim, zëvendësministri Husejin shprehi falënderim për ndihmë të vazhdueshëm dhe mbështetje nga ana e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare në përbërjen e saj përmes zbatimit të projekteve që janë me rëndësi të madhe për proceset të reformës që zbatohen në Republikë, ndërsa janë me qëllim-ndërtim i shoqërisë demokratike.

“Flukset e migrimit që janë të determinuar nga arsye sociale-ekonomike, ndërsa kohët e fundit, janë më shpesh dhe nga arsyet klimatike, kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse në lidhje me krijimin e politikave në diskursin e migrimit”, potencoi zëvendësministri Husejin.

Në vazhdim, Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale adresoi sfidat kryesore që identifikohen në dokumentet nacionale strategjike, duke përfshirë edhe në Rezolutën e Politikës së Migrimit. Kështu, Husejin theksoi se grumbullimi i të dhënave për migrim është me rëndësi thelbësore për përgatitjen e raporteve me informacione të sakta dhe sigurimi i informacioneve kryesore për krijimin e politikave përkatëse dhe planifikimi. Kandidatura e vendit drejt aderimit në BE e nxit nevojën nga përputhshmëria me standardet relevante të BE-së, duke përfshirë dhe rregullativën e BE-së 862/2007 për statistikën e migrimit të komunitetit dhe mbrojtjes ndërkombëtare, për të cilën nevojitet statistika e saktë dhe ndryshimi i të dhënave ndërmjet institucioneve në nivel kombëtar për bashkëpunim të mëtutjeshëm me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare.

“Së fundmi, statistikat e sakta dhe të dhënat e sigurta për migrim, do të kontribuojnë në diskursin publik informativ, si dhe ngritja e ndërgjegjes me qëllim perceptimin e opinionit për emigrantët dhe refugjatët të bazohet në fakte dhe të rritet lufta kundër tregimeve të rreme”, theksoi zëvendësministri Husejin.

Në kuadër të projektit “Mbështetje institucionale për përforcimin e diskursit të migrimit, politika dhe planifikimi i bazuar në fakte dhe të dhëna relevante”, aktivitetet janë perceptuar drejt zgjidhjes së sfidave që i drejton zëvendësministri Husejin.

Sipas Zëvendësministrit të Punës dhe Politikës Sociale, konceptimi i tillë i aktiviteteve në kuadër të projekteve do të kontribuojë për krijimin e politikave në diskursin e migrimit të bazuar në analiza krahasuese, dëshmi dhe të dhëna, të udhëhiqet krijim koherent i politikave të bazuara në dëshmi dhe të kontribuohet për opinionin e mirë të informuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do t’i ndërmerr të gjitha aktivitetet e domosdoshme me qëllim zbatimin e suksesshëm të këtij projekti të rëndësishëm dhe do të punojë në përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet faktorëve të përfshirë.

Në takim, krahas Zëvendësministrit të Punës dhe Politikës Sociale kishte fjalim edhe përfaqësuesi i vazhdueshëm të KB-së në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhiak. Në pjesën punuese ku ishin prezantuar arritjet në kuadër të projektit “Mbështetja institucionale e përforcimit të diskursit të migrimit, politika dhe planifikimi i bazuar në fakte dhe të dhëna relevante” me daljet e veta, prezantimet dhe diskutimet marrin pjesë përfaqësues të IOM, UNFPA, UNHCR, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.