02.09.2021
Shahpaska: Ndërmarrjet sociale krijojnë zgjidhje të qëndrueshme shoqërore
Këshilli Ekonomik-Social sot mbajti seancën e 14-të ku u shqyrtua Strategjia e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2023) me Planin e Veprimit 2021-2023. Anëtarët e KES e shqyrtuan edhe Raportin për Planin e Veprimit e shqyrtuar për formalizimin e ekonomisë joformale 2018-2020, ndërsa u shqyrtua edhe Plan ii Veprimit për ekonominë joformale 2021-2022.

Në rendin e ditës së sotme ishte edhe Strategjia Kombëtare e Punësimit 2021-2027 me Planin e Veprimit të Punësimit 2021-2023. Raportet që u miratuan do të procesohen deri te Qeveria.
Në takim u sugjerua se me Strategjinë Kombëtare për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale do të definohen qëllimet themelore dhe aktivitetet kryesore me çka do të krijohet korniza juridike, financiare dhe institucionale për zhvillim të ndërmarrjeve sociale.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, tha se vizioni, qëllimet dhe prioritetet e Strategjisë i ndjekin strategjitë, orientimet e Bashkimit Evropian dhe Iniciativën e saj për biznes social.

“Masat e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale do të kontribuojnë drejt realizimit të Qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, sepse ndërmarrjet sociale dhe ekonomia sociale krijojnë zgjidhje të qëndrueshme shoqërore për pasojat e tanishme në shumë fusha, siç është lufta kundër varfërisë, kushtet juridike për punë, përfaqësimin e demokracisë pjesëmarrëse, zhvillim i zgjidhjes që janë të favorshme për mjedisin jetësor”, theksoi ministrja Shahpaska. Në përputhje të Strategjisë Kombëtare të Punësimit 2021-2027 mori pjesë grupi punues ndërministror, e udhëhequr nga MPPS, ndërsa e njëjta u mbështet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Në procesin e përgatitjes së Strategjisë Kombëtare të Punësimit, nëpërmjet procesit përfshirës, transparent dhe gjithëpërfshirës morën pjesë ekspertë dhe të gjitha palët e përfshira.