24.09.2021

Shahpaska për TV “Kanal 5”: I inkurajoj komunat që të përfshihen në mënyrë aktive në krijimin e shërbimeve sociale në nivel lokal  

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po punon për të zgjeruar ambientet e akomodimit për të moshuarit që kanë mbetur vetëm”, tha ministrja Jagoda Shahpaska në intervistë për televizionin Kanal 5.

 

Në këtë drejtim, në përputhje me standardet evropiane, Shtëpia e të Moshuarve  “Dr. Ivan Vlashki” në Berovë u zgjerua për 15 vende shtesë për akomodim nga 40 vende sa ishin. Po ashtu, MPPS-ja po punon për rindërtimin e një krahu të Qendrës Shëndetësore në Probistip, gjegjësisht një shtëpi të re me kapacitet prej 55 vendesh. 

Sipas ministres Shahpaska, MPPS-ja është duke punuar kryesisht në afrimin e shërbimeve të përkujdesjes dhe kujdesit në shtëpi, sepse çdo i rritur ndihet më komod në shtëpinë e tij.

 

“Ne si MPPS dhe Qeveri së bashku me partnerët tanë nga Komisioni Evropian, përmes fondeve IPA, po punojmë edhe në ndërtimin e shtëpive të të moshuarve. Çdo vit, Ministria, në kuadër të programit social për investime kapitale, shpall thirrje në të cilën komunat aplikojnë në përputhje me projektet e përgatitura më parë. Për më tepër, në programin qeveritar e kemi hapjen e qendrave të kujdesit ditor për plakjen e shëndetshme dhe ne tashmë po krijojmë qendra të tilla në komuna të ndryshme për të cilat kemi lidhur kontratë për zbatimin e tyre. Unë gjithashtu i inkurajoj edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, si një vend ku jetojnë qytetarët, si një vend që është në kontakt të drejtpërdrejtë me nevojat e tyre për të qenë krijues për të zbatuar këto masa të rekomanduara nga MPPS-ja  dhe kështu për të krijuar një sistem të qëndrueshëm që do të jetë i saktë në mjedisin ku jetojnë të moshuarit”, tha Shahpaska. 

Ministrja paralajmëroi se për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, shërbimet sociale do të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.