06.09.2021

Takimi i ministres Shahpaska me Dervishagiç nga Këshilli i Evropës: Punojmë në mënyrë intensive në përforcimin e kapaciteteve të komunitetit rom dhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot kishte takim me drejtoreshën operative në Zyrën e Programit të Këshillit në Shkup, Lejla Dervishagiç, ku u bisedua për procesin e realizimit të fazës së dytë të Programit ROMAKTED. 

Programi ROMAKTED, i cili duhet të sigurojë integrim më të madh në popullsinë rome në komunitetet lokale përmes pjesëmarrjes në krijimin e politikave lokale, filloi të realizohet në fillim të vitit, ndërsa do të zgjatë deri në fund të vitit 2024. 

“Edhe pse Republika e Maqedonisë, në kuadër të rajonit, vlen për shtetin që ka bërë një hap të madh në zbatimin e politikave të suksesshme për integrim më të madh të romëve, në pjesën e integrimit, punësimit, sistemimit social, arsim parashkollor, megjithatë kemi ende punë. Prandaj, këtë mbështetje që e kemi përmes partnerëve Këshilli i Evropës dhe Bashkimi i Evropës, për ne është shumë i rëndësishëm. Integrimi i popullsisë rome në komunitetet lokale përmes pjesëmarrjes në krijimin e politikave lokale është qëllimi ynë kryesor”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo shtoi se përforcimi i komunitetit rom në nivel individual, si dhe në nivel të komunitetit, përmirësimi i kapacitetit dhe njohurisë, si dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe zbutje e efekteve nga pandemia me COVID-19, janë procese të cilat janë me rëndësi thelbësore, nëse dëshirojmë avancim real në këtë fushë. 

Drejtoresha operative e Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup, Lejla Dervishagiq, vlerësoi se Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar kishte përkushtim të madh në realizimin e projekteve që nënkupton mbështetje e drejtpërdrejtë për popullsinë rome. 

“Është shumë e rëndësishme të ketë bashkëpunim dhe administrimit lokal të komunës ku do të zbatohet ky projekt. Sepse kemi komuna që kanë treguar përkushtim të madh dhe në atë mënyrë kanë arritur integrim më të madh të popullsisë rome, komunat duhet të jenë shembull për njësitë tjera lokale”, vlerësoi Dervishagiq.

 

Programi, i cili është i mbështetur nga partnerët tanë ndërkombëtar Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, do të zbatohet në Komunat e Berovës, Manastirit, Dellçevës, Dibrës, Gostivarit, Kërçovës, Kriva Pallanka, Koçanit, Shtipit, Shuto Orizares, Vinicës, Velesit, Strumicës, Tetovës dhe Prilepit. 

Kështu, ministrja Shahpaska shprehu besimin se kryetarët e komunave dhe administratës lokale do të tregojnë përkushtim të madh në realizimin e Programit ROMAKTED, e cila pritet të japë rezultate pozitive për popullsinë rome.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.