30.09.2021

Shahpaska: Vollkova me një kopsht të ri. Një objekt energjetik efikas i ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane për përfshirjen e plotë të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Qytetarët e Vollkovës tani më kanë një kopsht në lagjen e tyre, i cili do të mundësojë përkujdesjen e 175 fëmijëve deri në moshën gjashtë vjeçare, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, JagodaShahpaska, që së bashku me kryetarin e komunës GjorgjePetrov, AleksandarNaumoski, realizuan inspektim në rregullimin dhe pajisjen e objektit. Ajo tha se me ndërtimin e kopshtit të çifteve të reja martesore nga Vollkova do të përmirësohet cilësia e jetesës që është shumë e rëndësishme edhe gjatë përfshirjes së tregut të punës.

Kopshti do të ketë atrium të madh rrethor me gjelbërim, ndërsa për lojë pa brenga të fëmijëve në fazë përfundimtare është edhe rregullimi i fushës së jashtme. Konstruksioni mbulues i padepërtueshëm është paraqitur në mënyrë të tillë që në të ardhmen hap mundësi për çati të gjelbër, si mbindërtim i efikasitetit energjetik të objektit. Kopshti është objekt i ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane, përveç se është efikase në energji, objekti disponon ashensor i cili do të mundësojë përfshirje të plotë të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

“Vazhdojmë të zgjerojmë kapacitetin e kopshteve të fëmijëve duke pasur parasysh rëndësinë e arsimit parashkollor në zhvillimin e mëtutjeshëm të fëmijëve. Punojmë edhe në përmirësimin e performancës profesionale të punësuarve në kopshte. Sepse për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm. Deri më sot, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje të Qeverisë arriti të hap 15 kopshte të fëmijëve, ndërsa deri në fund të vitit mbeten të hapen edhe dhjetë kopshte që janë në fazën finale. Kjo flet për përkushtimin tonë dhe për përkujdesjen e më të vegjëlve në vendin tonë. Kështu, dua të ju njoftojë për këtë se ndërgjegjësimi i të punësuarve në kopshte duke pasur parasysh faktin që 75% e të punësuarve tani më janë të vaksinuar, tregon sa kujdesi për fëmijët është prioriteti ynë i kulmit”, thaShahpaska.

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeverisë, arritëm të ndërtojmë kopshtin e parë në Vollkovë. Me këtë objekt, fëmijët do të kenë një hapësirë moderne për lojë dhe mësim me standardet më të larta botërore. Kjo lagje në vazhdimësi rritet dhe zgjerohet, kështu me kopshtin e ri gradualisht i zgjidhim një nga problemet më të mëdha, mungesën e kushteve hapësinore për përkujdesje të fëmijëve. Punojmë me përkushtim edhe për ndërtimin e dy kopshteve të reja në NovoSellë dhe Deksion”, thaNaumovski.

Ministrja Shahpaska gjatë inspektimit tha se ky kopsht është pjesë e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e zbaton MPPS me mbështetje të Bankës Botërore.

Vetëm përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, 16 komuna në vend marrin kopshte të reja ose përmes punimeve të ndërtimit e rrisin kapacitetin për pranimin e fëmijëve. Tre prej tyre janë lëshuar në përdorim, ndërsa 9 janë në ndërtim e sipër. Me këto 16 kopshte e rrisim gamën për përafërsisht 2.000 vende të reja në kopshte. Dhe, këtu nuk ndalojmë. Ne si Qeveri kemi vendosur një qëllim, dhe këtë po e plotësojmë, se deri në fund të mandatit aktual do të sigurojmë gjithsej 7.500 vende të reja për fëmijët në përkujdesjen parashkollore dhe do të arrijmë 60% përfshirje në kopshtet dhe në qendrat për zhvillim të herët të fëmijëve në komunat e tërë vendit.

Për ndërtimin e kopshtit në Vollkovë janë shpenzuar 87 milionë denarë dhe shtesë 6,3 milionë denarë për pajisjen e brendshme në kopshte.

За изградба на градинката во Волково се потрошени 87 милиони денари, и дополнителни 6,3 милиони денари за внатрешно опремување во градинките.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.