02.09.2021

Shahpaska: Regjistrimi do të na japë pasqyrë reale për nevojën e hapjes së Qendrave të reja ditore për personat me aftësi të kufizuara 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot vizitoi Qendrat ditore për personat me aftësi të kufizuara dhe për fëmijët me autizëm, në lagjen e Shkupit Fushë Topanë. 

Në Qendrën Ditore për Fëmijët me Autizëm, ku shërbimet ofrohen nga shoqata joqeveritare “Imago Plus”, kryhen trajtime individuale dhe grupore për rreth 108 fëmijë të moshës prej 20 muaj deri në 14 vjeç. 

Qendra për Fëmijët me Autizëm është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm midis sektorit të shoqërisë civile dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Këtu, fëmijët me autizëm i marrin trajtimet më të përshtatshme me të cilat përmirësohet gjendja e tyre shëndetësore. 

“Për të qenë në gjendje si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, në mënyrë që vetëqeverisja vendore si partnere, në mënyrë që organizatat joqeveritare të përfshihen në zbatimin e shërbimeve sociale në komunitet, ne kemi nevojë për numrat e duhur. Prandaj, regjistrimi si një operacion statistikor, që fillon më 5 shtator, është shumë i rëndësishëm për ne si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale. Ne duhet të dimë numrin e personave që kanë nevojë për Qendrat ditore, ku ndodhen territorialisht në vend, cila është mosha e tyre, sa ofrues të licencuar të shërbimeve të tilla kemi dhe sa fonde nevojiten për t’u projektuar në Buxhetin tonë për ofrimin e këtyre shërbimeve në komunitet”, tha ministrja Shahpaska. 

Në Qendrën ditore janë të punësuar logopedë, psikologë, defektologë dhe punonjës socialë. Ata, përveç fëmijëve me autizëm, kujdesen edhe për fëmijët me sindromën Daun, paralizë cerebrale dhe pengesa mentale. Përveç trajtimeve psikosociale dhe mbështetjes për fëmijët, ekipi gjithashtu ofron edhe këshillim adekuat për prindërit e tyre. 

Funksionimi i tyre i suksesshëm është i dukshëm. Çdo vit rreth 20 fëmijë me disleksi ose disgrafi pas 12 muajsh trajtimi janë gati të përfshihen lehtësisht në kopshte ose shkolla. 

Shahpaska theksoi se qëllimi përfundimtar i reformës sociale është një shoqëri gjithëpërfshirëse, që nënkupton ndryshim nga qasja tradicionale pasive në një qasje aktive në ofrimin e mbrojtjes sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.