08.05.2023

Trençevska: Vazhdojmë të punojmë në avancimin e të drejtave dhe shërbimeve për personat me shikim të dëmtuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot realizoi takim me kryetarin e Sindikatës Kombëtare të të Verbërve, Zharko Selkovski, si dhe me përfaqësues nga të dyja palët, ku u bisedua për të drejtat monetare dhe shërbimet nga sistemi i mbrojtjes sociale në vendin tonë dhe mundësitë për avancimin e tyre.

Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e rritjes së të drejtave, disponueshmërisë së mjeteve ndihmëse ortopedike, shtimit të fondeve të akorduara nga lojërat e fatit për financimin e aktiviteteve programore të organizatave kombëtare të personave me aftësi të kufizuara, dhe shoqatave të tyre, shoqatave për luftën kundër dhunës në familje dhe Kryqit të Kuq, mundësitë që Unioni Kombëtar të bëhet ofrues i licencuar i shërbimeve të mbrojtjes sociale, si asistenca personale dhe ngritja e një qendre rehabilitimi.

Në takim, përfaqësuesit e Ministrisë informuan se me mbështetjen e ekspertëve nga Komisioni Evropian do të punohet në pjesën e reformimit të së drejtës për ndihmë dhe kujdes nga personi i  tretë dhe të drejtën e aftësisë së kufizuar dhe lidhjen e tyre me nevojat individuale të përfituesve. Për ta bërë këtë, merren parasysh shembujt pozitivë të vendeve si Austria dhe Sllovenia.

Gjithashtu u theksua se në muajin qershor do të kalojë në procedurë qeveritare projektligji për një sistem të vetëm të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, do të punojë në drejtim të përmirësimit të pozitës së personave të verbër në vendin tonë. Tashmë është planifikuar një takim me ministren e Kulturës për punësimin e të verbërve në Bibliotekën Universitare Kombëtare.

Në pjesën e kërkesës për aksesin në veb faqet dhe aplikacionet celulare të autoriteteve shtetërore, Këshilli Kombëtar u njoftua se MIOA ka formuar një grup pune për zbatimin e kësaj direktive dhe përgatitjen e projekt-zgjidhjeve ligjore për aksesueshmërinë e këtyre përmbajtje.

Vitin e kaluar, masa e shtesës së posaçme është rritur me 15% për të tre nëntipet e përfituesve. Gjithashtu, në muajin janar, të drejtat sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve u barazuan me koston e jetesës. Përfituesit e të drejtave kanë marrë 14,2% më shumë pagesa të të drejtave që janë përfituese dhe për përfituesit e shtesës speciale kjo është një rritje e së drejtës me gati 30%.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e pakos së fundit të masave kundër krizës për mbështetjen e kategorive të cenueshme të qytetarëve, ka përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara. Respektivisht, me Ligjin për mbështetje financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve për t'u përballur me krizën energjetike, janë paraparë mjete prej 3.000 denarë në muaj në kohëzgjatje prej katër muajsh, ose gjithsej 12.000 denarë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.