10.05.2023

MPPS: Ligjet vlejnë për të gjithë, kryetarët e komunave Veles dhe Gazi Babë e kanë për detyrë t'i respektojnë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i demanton deklaratat mediatike të kryetarëve të komunave të Gazi Babës dhe Velesit për lojëra të pretenduara politike dhe mbështetje për funksionimin e paligjshëm të kopshteve në këto komuna.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka kompetencë të mbikëqyrë punën e kryetarëve të komunave dhe këshillëve komunal në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Synimi i ministrisë është qeverisja e ligjit dhe ligjeve me theks të veçantë në institucionet parashkollore dhe nuk do të lejojë politizimin dhe devijimin e tyre nga dispozitat ligjore gjatë marrjes së vendimeve nga komunat.

Në rastin e Komunës së Velesit, deklaratën e kryetarit e konsiderojmë joserioze dhe tërësisht injorante ndaj ligjit dhe fushës për të cilën janë drejtpërdrejt përgjegjës, si themelues të institucioneve parashkollore. Udhëzimet e dhëna dhe zgjidhja e dhënë për heqjen e kompetencave të Këshillit të Komunës është në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, sepse me indikacionin e pranuar më parë, komunës i është dhënë një afat i arsyeshëm për veprim të cilin nuk e ka respektuar.

Ekspozimi mediatik i kryetarit të Komunës Gazi Babë është i paqëndrueshëm dhe dukshëm i iniciuar politikisht, sepse ministria nuk ka dorëzuar asnjë dokument me shkrim as në komunë e as në IPKF “Detska Radost” Gazi Babë, deri në ditën e dhënies së deklaratës

Prandaj, konstatojmë se të dyja deklaratat janë propagandë e pastër politike, drejtuar ndaj Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe institucioneve parashkollore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.