05.05.2023

Trençevska: Përvojat suedeze janë një shembull pozitiv për një qasjeje më të mirë në mbrojtjen e grave nga dhuna

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Suedi, i kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka vizituar Qendrën Kombëtare për Njohuri mbi Dhunën e Burrave ndaj Grave në Universitetin Upsala.

Qendra përbëhet nga njësi kërkimore, trajnimi dhe edukimi dhe komunikimi. Me punën e tyre, ata mbështesin agjencitë dhe Qeverinë në punën e tyre dhe zhvillojnë trajnime për studentët për këtë çështje. Qasja e tyre ndaj punës është ndërdisiplinore e formuar përmes prizmit të mjekësisë, ligjit, sociologjisë, kriminologjisë, psikologjisë, studimeve gjinore, shëndetit publik dhe shkencave politike.

Qëllimi i vizitës ishte thellimi i njohurive për metodat dhe mënyrat e hulumtimit dhe trajnimit në mënyrë që të kemi një qasje më të mirë në mbrojtjen e grave nga dhuna.

Përfaqësuesit e qendrës e informuan delegacionin për funksionimin e linjave për raportimin e dhunës dhe për informimin e viktimave të dhunës për metodat e dhunës. Ata treguan se vitin e kaluar 44,678 persona janë shërbyer përmes linjës nga profesionistë. Ajo që theksuan përfaqësuesit ishte se linja të tilla janë të disponueshme si për femra ashtu edhe për meshkuj. Gjithashtu u diskutua shëndeti mendor i grave dhe prevalenca më e lartë e ankthit dhe depresionit tek gratë që kanë përjetuar dhunë sesa tek gratë që nuk janë përballur kurrë me një sfidë të tillë. Në veçanti, theksi u vu në pasojat e dhunës dhe akteve të dhunës të pësuar nga gratë pas largimit nga lidhja. Si të tilla u treguan dhuna ekonomike, gjuha e urrejtjes, dhuna psikologjike dhe përndjekja.

Në fokus të diskutimit ishte avancimi i teknologjisë dhe metodat e dhunës që janë bërë më të shpeshta kohët e fundit.

Vizita studimore me mbështetjen e UN Women përmes projektit “Shërbime këshilluese për administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivel qendror për integrimin e barazisë gjinore” ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të institucioneve në lidhje me çështjen e barazisë gjinore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.