17.05.2023

Trençevska: Së bashku, le të ofrojmë sa më shumë shtëpi të ngrohta për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me përfaqësuesen e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricija DiXhovani, promovuan fushatën e re komunikuese që synon mobilizimin e familjeve të reja kujdestare, me fokus në familjet kujdestare emergjente dhe të specializuara që mund të ofrojnë kujdes të specializuar për fëmijët në rrezik specifik.

“Viteve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut po punohet intensivisht në zhvillimin e formës së vendosjes në familje kujdestare si formë joinstitucionale. Çdo vit përpiqemi të jemi më të mirë, punojmë në realizimin e mundësive më të mira për fëmijët pa prindër”, shpjegoi Trençevska në fjalimin e saj.

Ministrja foli edhe për rëndësinë e mbështetjes së familjeve kujdestare dhe theksoi se me reformën e sistemit të mbrojtjes sociale, për herë të parë parashikohen qendrat për mbështetjen e familjeve kujdestare, të cilat duhet të bëjnë promovimin e shërbimit të kujdestarisë, përgatitjen, vlerësimin dhe trajnimin e prindërve të ardhshëm kujdestarë, si dhe monitorimin dhe mbështetjen e familjeve ekzistuese kujdestare. Ajo iu referua edhe fushatës për familjet kujdestare që është zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me UNICEF në vitin 2018.

“Në vitin 2018, UNICEF dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale zbatuan një fushatë mbarëkombëtare që synonte mobilizimin e familjeve të reja kujdestare dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e tyre. Fushata arriti në 1 milion njerëz. Me këtë lloj suksesi, sot ndihem krenare që po promovojmë fushatën e re komunikuese për familjet kujdestare me fokus në familjet kujdestare emergjente dhe të specializuara”, tha Trençevska.

Për momentin në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ekzistojnë 360 familje kujdestare në të cilat përkujdesen 608 fëmijë. Sipas Trençevskës, zbatimi i fushatave të tilla duhet të kontribuojë në rritjen e numrit të familjeve kujdestare.

Pas fjalimit të ministres dhe përfaqësues së UNICEF-it, kujdestarët e pranishëm treguan histori personale për përvojat e tyre dhe motivin për t'iu bashkuar rrethit të familjeve kujdestare.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.