11.05.2023

MPPS: Përpjekje e pasuksesshme e së Majtës për diskreditimin e politikave pozitive të destinuara për kategorinë më të cenuar të qytetarëve

Me rastin e njoftimeve në rrjetet sociale në lidhje me trajtimin e fëmijëve të vendosur në familje kujdestare dhe në shtëpi grupore dhe në lidhje me punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të publikuara në facebook-un e partisë politike - E majta, Ministria i vlerësoi si të paargumentuara.

Për të informuar me saktësi publikun dhe për të demantuar plotësisht të pavërtetat e paraqitura,Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon publikun se qëllimi i reformës sociale është kujdesi dhe vendosja e duhur e çdo fëmije në bazë të vlerësimit të bërë më parë nga persona ekspertë kompetentë nga institucionet përkatëse. Forma më e përshtatshme e kujdesit zgjidhet bazuar në interesin më të lartë të fëmijës dhe në përputhje me ligjet që rregullojnë të drejtat e fëmijëve.

Deinstitucionalizimi është pjesë e reformës sociale që ofron, para së gjithash, kushte adekuate humane për jetë në interes të zhvillimit të duhur, socializimit, risocializimit, riintegrimit dhe përfshirjes së fëmijëve në rrezik.

Siç u tha më sipër, ekzistojnë disa forma të kujdesit për fëmijët, konkretisht: shtëpi të vogla grupore për fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore, shtëpi të vogla grupore për fëmijë me probleme arsimore dhe sociale dhe fëmijë me sjellje të dëmtuara, njësi rezidenciale për të jetuar me mbështetje për personat me aftësi të kufizuara si dhe familjet kujdestare.

Në IP janë krijuar 7 shtëpi të vogla grupore (MGD) për përkujdesje ndaj fëmijëve me probleme sociale edukative dhe sjellje të shqetësuara, 4 në IP "11 Tetori" për fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore dhe 8 MGD të tjera në Shtip, Kavadar, Berovë dhe Manastir, 55 njësi banimi për jetesë të asistuar për personat me aftësi të kufizuara dhe 360 familje kujdestare në mbarë vendin. Janë rreth 95 fëmijë të vendosur në shtëpi të vogla grupore, 275 persona me aftësi të kufizuara në njësi banimi dhe 608 fëmijë/persona në familje kujdestare.

Format e lartpërmendura të kujdesit janë më afër një mjedisi të shëndetshëm familjar dhe u ofrojnë fëmijëve një mënyrë jetese të besueshme dhe të sigurt për rritjen dhe zhvillimin e duhur ndaj tyre. Në kuadër të kësaj, çdo fëmijë merr trajtim të barabartë individual dhe kujdes 24-orësh nga profesinostët.

Çdo kujdestar potencial duhet të plotësojë kriteret e rregulluara me ligj si: mosha, gjendja materiale e strehimit, gjendja shëndetësore, përshtatshmëria personale (prova e dosjes kriminale), vlerësimi i potencialeve dhe kompetencave personale dhe trajnimi i detyrueshëm për marrjen e statusit të familjes kujdestare.

Theksojmë se mosplotësimi i njërit prej këtyre kushteve e përjashton personin/familjen nga mundësia e marrjes së statusit të familjes kujdestare.Qendrat mbështetëse të kujdestarisë kanë detyrimin ligjor të bëjnë një vlerësim të përshtatshmërisë së çdo adoptuesi të mundshëm, si dhe detyrimin për të monitoruar cilësinë e kujdesit dhe punës së familjeve kujdestare dhe përforcimin e vazhdueshëm të kompetencave të kujdestarëve.

Nëse konstatohet kujdes jo i duhur i përfituesve të shërbimit të akomoduar, ekspertët e qendrave mbështetëse veprojnë sipas kompetencave të tyre ose më konkretisht heqjen e së drejtës për të qenë kujdestar. Kontrolli cilësor i përkujdesjes kryhet pa paralajmërim edhe nëpërmjet vizitave në familje kujdestare, vizitave në shkolla dhe kopshte.

Si shembull deklarojmë se në vitin e kaluar 2022, Qendra e Mbështetjes pranë NJP “11 Tetori” ka bërë 638 vizita në të 168 familjet kujdestare në juridiksionin e saj.

Sa i përket cilësisë së kujdesit dhe kushteve në të cilat qëndrojnë fëmijët, përfaqësuesit e ministrisë dhe personalisht ministrja Trençevska, përmes vizitave të rregullta, arrijnë një pasqyrë të drejtpërdrejtë dhe reale për zhvillimet aktuale dhe funksionimin e tyre.

Prandaj, përhapja e dezinformatave dhe deklaratave të paargumentuara si ato të së Majtës janë në dëm të të gjithë qytetarëve, prindërve potencialë birësues dhe fëmijëve me përkujdesje. Sepse krijojnë një imazh joreal dhe të deformuar dhe shkaktojnë një ndjenjë rreziku dhe pasigurie te qytetarët.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e vlerëson këtë si grumbullim të pikëve politike në kurrizin e kategorisë më të cenueshme dhe më të ndjeshme të qytetarëve në sistemin e mbrojtjes sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.