17.05.2023

Trençevska: Përmes fushatës "Vakt i shëndetshëm për çdo fëmijë", shprehitë e shëndetshme të fëmijëve për të konsumuar fruta të kultivuara në shtëpi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikolovski, sot kanë vizituar kopshtin e fëmijëve “13 Noemvri” në Komunën Qendër, me qëllim të promovimit të Programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023 në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Programi përfshin të gjitha kopshtet në mbarë vendin dhe ofron fruta të freskëta sezonale çdo ditë, për çdo fëmijë.

Ministrja Trençevska theksoi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, duke thënë se ushqimi duhet të jetë ilaç, dhe ilaçi duhet të jetë ushqim për të pasur gjenerata të shëndetshme dhe të lumtura.

“Fëmijët nga institucionet parashkollore do të marrin fruta të freskëta sezonale nga prodhimi shtëpiak, si kajsi, pjeshkë, kumbulla, dardha dhe mollë gjatë 5 muajve, pra çdo fëmijë duhet të marrë 1 (një) kilogram fruta në javë. Ky program është i mbështetur dhe përfaqëson donacionin nga Qeverija së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Trençevska.

Ministri Nikolovski theksoi se ky program është vazhdimësi e asaj që ka filluar ministria vitin e kaluar, por tani me dyfishin e buxhetit.

“Për këtë vit kemi ndarë 40 milionë denarë, me të cilat do të blihen 880.000 kg fruta të klasit të parë, së paku 90.000 kg kajsi, 175.500 kg pjeshkë, 168.000 kg kumbulla, 74.000 kg dardha,70.000 kg  mollë. Çdo fëmijë do të marrë një kilogram fruta të stinës një herë në javë. Ky është qëllimi që fëmijët të hanë fruta të freskëta të përshtatshme për stinën në të cilën prodhohen. Janë të përfshirë  38.000 fëmijë nga të gjitha kopshtet në vend”, tha ministri Nikolovski.

Në temën e ushqimit të shëndetshëm për çdo fëmijë, ministrja Trençevska iu referua edhe iniciativës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për rishikimin e Rregullores për standardet dhe normat e të ushqyerit në kopshte.

“Në bashkëpunim me kompaninë Novo Nordisk dhe UNICEF dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet përkatëse, kemi bërë ndryshime në rregullore që parashikojnë rritje të konsumit të frutave dhe perimeve të freskëta. Më pas, lista mujore e ushqimeve duhet të jetë e ndryshme çdo ditë, sepse klima jonë ka një përzgjedhje të pasur të frutave dhe perimeve për përgatitjen e vakteve në kopshte”, theksoi Trençevska. 

Ministrja paralajmëroi edhe aktivitetin e radhës, që është edukimi për kujdesin dhe parandalimin e shëndetit në kopshte dhe në mjedise familjare përmes ushqyerjes adekuate dhe korrekte. Ky edukim do të përfshijë të gjitha profilet profesionale – punonjësit në kopshte, edukimin e fëmijëve dhe prindërve.

Ministrat shprehën gatishmërinë për investime të mëtejshme në rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve dhe të hapur për bashkëpunim në drejtim të avanvimit të cilësisë së jetës së qytetarëve-fëmijëve, të cilët janë e ardhmja e vendit tonë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.