03.05.2023

Trençevska: SIDA janë partnerët tanë afatgjatë në fushën e promovimit të barazisë gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si udhëheqëse e delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut në një vizitë studimore në Stokholm të Suedisë, sot ka takuar përfaqësuesit e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), të cilët janë mbështetësit kryesorë të projektit "Shërbimet këshilluese për administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivel qendror për integrimin e perspektivës gjinore (GEF)".

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë të deritanishëm, si me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ashtu edhe me Sekretariatin për Çështje Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Trençevska gjatë takimit theksoi rëndësinë e qëllimit të përgjithshëm të projektit të financuar nga SIDA, i cili ka për qëllim mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në transpozimin e ligjit të BE-së për barazi gjinore.

Në takim u promovua edhe puna e Sektorit për Mundësi të Barabarta në MPPS, i cili përmes projektit “Promovimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore: drejt qeverisjes transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut” me mbështetjen e SIDA-s në bashkëpunim me UN Women hapi Qendrën Burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e “Projektit Rajonal për Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor” dhe komponenti i bashkëpunimit të ndërsjellë, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të strategjive të përbashkëta për promovimin e barazisë gjinore në rajon.

Takimi u përmbyll duke theksuar vizionin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e mëtejshme të SIDA-s në pjesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.