01.05.2023

Trençevska: Gëzuar 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punës

Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të punës mbetet në agjendën e prioriteteve.

Premtimet për rritje të vazhdueshme të pagës minimale janë realizuar. Në krizën më të madhe ekonomike e kemi rritur pagën minimale në 20.175 denarë, që ka kontribuar edhe në rritjen e pagave të tjera për 2.175 denarë.

Duke bërë krahasim , në vitin 2016 paga minimale ishte 10.080 denarë, sot në vitin 2023 kemi pagë minimale dyfish më të lartë prej 20.175 denarë.

Paga minimale ka shënuar rritje të vazhdueshme prej disa vitesh, dhe në vitin 2017/2018 është rritur në 12.000 denarë, në vitin 2019 në 12.507 denarë, në vitin 2020 në 14.500 denarë, në vitin 2021 në 15.194 denarë në 15.194 në vitin 2022 në 18,000 denarë, dhe në vitin 2023 në 20,175 denarë.

Rritja e fundit është rreth 13% dhe vjen si pasojë e ndryshimeve në ligjin për pagën minimale, të miratuar në mars 2022 dhe vendosjes së një metodologjie të re, e cila është një zgjidhje sistematike dhe që nënkupton rritje të vazhdueshme të pagës minimale.

Çdo vit në muajin mars paga minimale do të korrigjohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, përkatësisht 50% e rritjes së kostos së jetesës dhe 50% e rritjes së pagës mesatare nga viti i kaluar.

Rritja e pagës minimale sjell rritje edhe të pagave të tjera.

Në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve, pagat e stafit profesional të punësuar janë vazhdimisht në rritje. Pra, me rritjen e fundit në dhjetor për 15% dhe mars për 2.175 denarë, për 4 vitet e fundit, pagat e punëtorëve për kujdesin e fëmijëve janë rritur për rreth 45%.

Qeveria RMV -së i sjell të gjitha zgjidhjet përmes dialogut social me partnerët social. Të gjitha zgjidhjet ligjore të propozuara janë në dispozicion të publikut dhe përmes diskutimeve publike merren parasysh mendimet, sugjerimet dhe qëndrimet e të gjithë faktorëve relevantë në shoqëri.

Aktualisht po zhvillohet dialog intensiv social për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, Ligji i ri për Marrëdhëniet e Punës është në fazën përfundimtare dhe po punohet për ligjin e ri për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe ligjin e ri mbi kompensimin për të rinjtë.

Ne sjellim zgjidhje sistematike që të përfitojnë qytetarët!

Në vazhdimësi po punohet për uljen e papunësisë, të cilën ia dolëm ta ulim në 14.4%, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave.

Nëpërmjet Planit Operativ për programet dhe masat aktive për vitin 2023, ne ofrojmë mbulim për mbi 18,000 persona të papunë, ose 20% më shumë se Plani Operativ i Punësimit të vitit të kaluar. Vëmendje e veçantë iu kushtua të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç, të papunëve afatgjatë dhe përfituesve të asistencës minimale së garantuar.Rritëm përfshirjen për masën më të kërkuar - vetëpunësim për 2000 persona. Ne rrisim konkurrencën e të papunëve në tregun e punës përmes trajnimeve, rikualifikimeve, rikualifikimeve, praktikave. Dhe nuk u ndalëm me projektin Garancia për Rininë si një vend lider në rajon, i cili ishte i pari që e zbatoi atë dhe nuk është anëtar i BE-së.

Si ministri e linjës, kompetenca e së cilës është fusha e punës, ne vazhdojmë të investojmë në sigurimin e mbrojtjes dhe avancimit më të madh të të drejtave të punëtorëve, vendeve të sigurta të punës dhe kushteve të mira të punës.

Gëzuar 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punës!

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.