03.05.2023

Shkëmbimi i përvojave gjatë vizitës studimore në Stokholm përforcon kapacitetet e delegacionit për çështjen e barazisë gjinore

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stokholm të Suedisë, udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, zhvilloi një takim me përfaqësues nga Ministria e Punësimit në Suedi. Qëllimi i takimit ishte sqarimi i politikave në lidhje me barazinë gjinore, funksionimi i strukturave dhe agjencive qeveritare dhe shënimi i barazisë gjinore në punën e tyre.

Në takim u diskutua për ndikimin e grave në lidhje me çështjet gjinore. Veçanërisht theksi u vu në vullnetin politik nga e kaluara për të krijuar një shoqëri ku të përfaqësohet barazia gjinore. U prezantuan gjithashtu reformat gjatë gjithë historisë së Suedisë që ndikojnë drejtpërdrejt në avancimin e barazisë gjinore: pagesa e ndarë e taksave, reformat në institucionet publike të kujdesit për fëmijët si dhe leja prindërore, e cila, siç shpjegoi përfaqësuesi, është miratuar në vendin e tyre që nga viti 1974.

Përfaqësuesit nga ministria në Suedi gjithashtu prezantuan synimet kombëtare në aspektin e politikave të barazisë gjinore.

Në fund të takimit u diskutuan hapat e ardhshëm në promovimin e barazisë gjinore, strategjitë kryesore të qeverisë për këtë çështje, buxhetimi gjinor dhe integrimi gjinor.

Vizita studimore me mbështetjen e UN Women përmes projektit “Shërbime këshilluese për administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivel qendror për integrimin e barazisë gjinore” ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të institucioneve në lidhje me çështjen e barazisë gjinore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.