05.05.2023

MPPS: Pagesa e kompensimit monetar për energjinë prej 1203 denarë, do të vazhdojë të paguhet nga muaji tetor

Në lidhje me informacionin e dhënë në publik për uljen e shumës së të drejtave monetare nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon publikun se pagesa e kompensimit monetar për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjisë në amvisëri për përfituesit e ndihmës minimale të garantuar dhe të drejtës së sigurimit social për të moshuarit pushon së paguari për muajin mars.

Përkatësisht, këta shfrytëzues e marrin këtë kompensim në shumë prej 1203 denarë sipas harmonizimit të fundit në janar të vitit 2023, për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjisë për muajt tetor deri në mars, sipas Ligjit për mbrojtje sociale.

Duke pasur parasysh se pagesa e të drejtave monetare nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve për muajin prill është në vijim, e drejta për kompensim monetar përfundon për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjisë në amvisëri dhe e njëjta do të vazhdojë të të realizohet nga muaji tetor i këtij viti.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.