23.05.2023
MPPS: Qasje e gabuar për të fituar pikë të vogla politike mbi shpinë të fëmijëve
E demantojmë dhe e hedhim poshtë artikullin e kryetarit të komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, se punonjësit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë nën presion të fortë nga udhëheqësija për marrjen e vendimeve të paligjshme për konfiskimin e autoritetit të IPKKF“Detska radost” – Gazi Babë.
Asnjë punonjës i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që ka lidhje me mbikëqyrjen inspektuese dhe asnjë përgjegjës në seksionin e mbrojtjes së fëmijëve nuk e shfrytëzon pushimin mjekësor në këtë moment.Institucioni thekson gjithashtu se punonjësit janë profesionistë të dëshmuar në fushën e tyre, pa asnjë cilësi për t'iu nënshtruar presioneve nga asnjë anë, veçanërisht jo nga ministrja që është kolegia e tyre shumëvjeçare.

Të gjitha aktet që i sjellë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale janë të mbështetura me ligj, ndërsa luftën politike dhe politizimin në shpinë të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve e udhëheq pikërisht kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.
Kompetencat e marra të kryetarit janë rezultat i shkeljes së ligjit nga ana e bordit drejtues të IPKKF “Detska radost”- Gazi Babë dhe shkeljes së ligjit nga kryetari Boban Stefkovski, gjatë zhvillimit të procedurës për shkarkimin e Drejtori.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale apelon kryetarin Boban Stefkovski që të ndalojë përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave që në këtë mënyrë krijojnë konfuzion dhe trazira te prindërit e fëmijëve të cilët përkujdesen në IPKKF “Detska Radost”, dhe e gjithë kjo për të fituar pikë të vogla politike.