09.05.2023

Husein: Qasja multisektoriale në trajtimin e fëmijëve viktima të dhunës është veçanërisht e rëndësishme

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein mori pjesë në një debat në të cilin u bisedua për dhunën e bashkëmoshatarëve, organizuar nga Universiteti Amerikan i Evropës FON.

“E ardhmja e çdo shoqërie varet nga aftësia për të krijuar kushte për një mjedis të sigurt për rritjen dhe zhvillimin e brezit të ardhshëm të fëmijëve. Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna është një nga të drejtat themelore për secilin fëmijë. “Për fat të keq, dhuna mbetet një realitet serioz për miliona fëmijë në mbarë botën, duke lënë pasoja afatgjata në zhvillimin, shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, tha zëvendësministri Husein.

Zëvendës Husein i informoi të pranishmit për aktivitetet që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ndërmerr në drejtim të mbrojtjes dhe parandalimit të fëmijëve nga dhuna.

Ai në veçanti iu referua Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna (2020-2025) dhe Planin e Veprimit (2020-2022)

“Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit përfaqësojnë vizionin, synimet, qasjen strategjike të Qeverisë dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren dhe promovohen në parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha llojet e dhunës. Është në proces rishikimi i planit ekzistues të veprimit dhe përgatitja e një të riu, me aktivitete që do të kontribuojnë në parandalimin më të madh të fëmijëve nga dhuna, veçanërisht nga dhuna e bashkëmoshatarëve, e cila është alarmante dhe ka pasoja të gjera në zhvillimin e fëmijëve”, theksoi Husein.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, gjithashtu informoi se po punohet për përmirësimin sistematik të politikave, zgjidhjeve ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, por edhe për zhvillimin e shërbimeve të duhura për të ndihmuar dhe mbështetur fëmijët viktima të dhunës, përgatitjen e programeve për të përforcuar kapacitetet e profesionistëve që punojnë me fëmijët viktima të dhunës në grupet e shtëpive strehimore.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale informoi se për të evidentuar nevojën e jashtëzakonshme për raportimin në kohë të dhunës ndaj fëmijëve me mbështetjen e UNICEF-it, Trupi Koordinues Kombëtar ka zhvilluar tregues të veçantë për mbledhjen e të dhënave për fëmijët viktima të dhunës të raportuara në të gjithë sektorët: arsim, shëndetësi, social dhe polici. Të dhënat japin një pasqyrë të prevalencës së fenomenit, të dhëna për fëmijët viktima, llojet e abuzimit, autorët dhe ata që raportojnë dhunën.

“Për shkak të rëndësisë së qasjes multisektoriale në trajtimin e fëmijëve viktima të dhunës, si dhe për parandalimin e viktimizimit dytësor të fëmijëve, është hartuar një protokoll dhe janë mbajtur trajnime për ekipet multi-sektoriale në disa nga qytetet e vendit”, theksoi zëvendësministri Husein.

Husein gjithashtu informoi se MPPS me mbështetjen e UNICEF-it zbaton një Fushatë për prindërim pozitiv si mënyra më e përshtatshme për rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Një Strategji Kombëtare e Prindërimit 2023-2030 dhe një Plan Veprimi për 2023-2025 janë përgatitur për rritjen e ndërgjegjësimit për prindërimin e përgjegjshëm, me qëllim promovimin dhe mbështetjen e mirëqenies së fëmijëve.

“Ajo që mund të bëjmë është të krijojmë një mjedis të sigurt dhe stimulues për mësim dhe zhvillim në kopshte, përmes edukatorëve që kuptojnë dhe mbështesin zhvillimin emocional të fëmijëve”, tha zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.