30.05.2023

Trençevska: Jemi të përkushtuar për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave kombëtare për parandalimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për shfaqjen e trafikimit të qenieve njerëzore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Oto Graf, drejtorin e GIZ-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Oberhuber dhe drejtori i MARRI-t, Sashko Kotsev, me përshëndetjet e tyre, e hapën konferencën rajonale: "Të suksesshëm së bashku! Vështrime dhe qasje rajonale për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore” organizuar në kuadër të projektit të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Parandalimi dhe luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor”.

“Trafikimi i qenieve njeëzore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një kërcënim për lirinë dhe sigurinë e çdo shoqërie. Vendi ynë si dhe vendet e rajonit shpesh luajnë një rol në secilën nga fazat e trafikimit të qenieve njerëzore – si vend i origjinës, tranzitit apo destinacionit. Dëshiroj të shpreh përshëndetjet e mia të sinqerta për vendet e rajonit - të theksoj nevojën për veprim të përbashkët dhe të bashkuar kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i cili është një krim i organizuar transnacional”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes sektorit të mundësive të barabarta, ka rolin e koordinatorit të Mekanizmit Kombëtar për Referimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore (NMU), që përfaqëson një kornizë bashkëpunimi dhe një qasje të koordinuar ndërmjet shërbimeve sociale, policisë, inspektorëve të punës dhe sektorit joqeveritar. Ministrja shpjegoi edhe hapat që po ndërmerr ministria për të përballuar këtë sfidë.

“Kemi krijuar 5 ekipe mobile në Shkup, Manastir, Kumanovë, Gjevgjeli dhe Tetovë për identifikimin e kategorive të rrezikuara të qytetarëve, përfshirë viktimat e trafikimit me qenie njerëzore. Përbërja e ekipeve mobile përfshin përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njësisë kombëtare për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe shoqatat e qytetarëve. Gjatë punës së tyre, këto ekipe arritën rezultate të jashtëzakonshme dhe njihen si shembull i mirë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon”, theksoi ministrja

Ajo poashtu iu referua edhe statistikave të vitit të kaluar dhe theksoi se në vitin 2022 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë identifikuar 9 viktima, prej tyre 8 femra dhe 1 mashkull. Ministrja tha se shumica e njerëzve janë nga 14 deri në 17 vjeç. Ministrja informoi edhe për rastet për këtë vit dhe tha se në vitin 2023 tre vajza kanë qenë objektiv i shfrytëzimit seksual.Në fund të fjalës së saj, ministrja falënderoi për mbështetjen e organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe të gjithë aktorëve të përfshirë për kontributin e tyre aktiv në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.