08.05.2023

Trençevska: Është arritur progres në dialogun me partnerët social për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive në sektorin publik

Këshilli Ekonomik dhe Social sot mbajti seancën e nëntë, të cilën e kryesoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Në seancën e sotme është shqyrtuar dhe miratuar Informacioni për zbatimin e Planit të Punës për Rishikimin e Profesioneve dhe Informacioni për pjesëmarrjen e një delegacioni trepalësh në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë në qershor të vitit 2023.Konferenca Ndërkombëtare është organi më i lartë vendimmarrës i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është Republika e Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, përfaqësuesit e partnerëve socialë u ngarkuan që deri të mërkurën përfaqësuesit e Organizatës së Punëdhënësve dhe Unioni i Sindikatave të propozojnë përfaqësuesit sa më shpejt të jetë e mundur.

Diskutimi kryesor i Këshillit Ekonomik dhe Social ishte për një Marrëveshje të re të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, gjatë së cilës u shqyrtuan propozimet nga sindikatat.

Zëvendëskryeministri Bitiqi iu referua dy propozimeve për përllogaritjen e pagave në sektorin publik, propozimi i parë i Qeverisë është që të merret paga minimale bruto në përcaktimin e pagës bruto dhe të shtohet numri i pikëve dhe vlera e një pike. Dhe vlera e pikës a e sjellur nga Kuvendi.

Për propozimin e sindikatave, paga bazë bruto duhet të përcaktohet si paga mesatare bruto shumëzuar me koeficientin e kompleksitetit të vendit të punës. Zëvendëskryeministri vuri në dukje se për të arritur objektivin e dëshiruar duhet një periudhë tranzicioni për respektimin e plotë të pagës mesatare.

Përfaqësuesit e Qeverisë theksuan se qëllimi është krijimi i një sistemi unik dhe thjeshtimi që do të nënkuptojë zgjidhje që do të mbrojnë standardin e qytetarëve dhe do të monitorojnë produktivitetin e ekonomisë.

Partnerët socialë ranë dakord të bëjnë simulime për të dy propozimet për llogaritjen e pagave në sektorin publik dhe seancën e ardhshme të KES-së javën e ardhshme për t'u shqyrtuar.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.