23.07.2021

Shahpaska për “Koha”: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në intervistë për gazetën në gjuhën shqipe “Koha”, tha se me miratimin e zgjidhjes ligjore me Propozim-ligjin për Marrëdhënie Pune me të cilin definohet se e diela është ditë pushimi” ishin përfshirë të gjithë faktorët. Shahpaska tha se për këtë zgjidhje ligjore u bisedua në pesë seanca të Këshillit Ekonomik-Social, ku përfaqësuesit e sindikatave dhe të punëdhënësve i treguan qëndrimet e tyre. Për këtë propozim ligjor u diskutua edhe me Lidhjen e Odave Ekonomike, Odën Ekonomike të RMV-së me Odën e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

 

“Qëllimi për të cilin e miratojmë këtë ligj janë punëtorët dhe të drejtat e punëtorëve. Punëtorët janë kapitali themelor njerëzor i cili merr pjesë në procesin e prodhimtarisë. Qëllimi ynë si propozues i ligjit nuk është vetëm të plotësojmë premtimin tonë të zgjedhjeve parlamentare, siç e di opozita të adresojë, por t’i ndihmojë në kërkesat e punëtorëve për krijimin e një bilanci mes jetës private dhe asaj profesionale. Kur propozoni zgjidhje ligjore, minimumi që dëshironi është të arrini efekt negativ – largimin nga puna të punëtorëve. Apelojë deri te punëdhënësit të respektojnë këtë zgjidhje ligjore, kur do të miratohet, sepse është shumë e vështirë të arrihet deri në forcë punuese në kushte kur u ballafaquam me pandeminë dhe kur në përgjithësi forca e kualifikuar e punës mungon në treg”, tha Shahpaska.

Sipas ministres Shahpaska, realizimi i zgjidhjes ligjore e diela – ditë pushimi, do të krijon kënaqësi te punëtorët të cilët, do të shkaktojë rritjen e produktivitetit, e cila do të thotë përfitim më i madh edhe për punëtorët.

“Qëllimi ishte 92% e punëtorëve të mos punojnë të dielën, dhe atë e rekomandon këtë zgjidhje ligjore. Vetëm 8% e punëtorëve në ato veprimtari që janë të domosdoshme, rreth 42 të shënuar në zgjidhjen e propozim-ligjit do të duhet të punojnë të dielën që shteti të mund të funksionojë pa ndërprerje. Të gjithë duhet të kemi rrymë të dielën, të kemi qasje në telefona, të punojnë shërbimet shëndetësore, sistemi për mbrojtje sociale që do të thotë kujdes i fëmijëve dhe personave të moshuar, shërbime doganore dhe shërbime për sigurim. Duhet të punojnë edhe veprimtaritë e domosdoshme, siç është gropimi në miniera, ngrohtore, ato procese të cilat për shkak të procesit teknologjik nuk mund të ndërpriten. Në këto 30% që janë përjashtime, vetëm minimumi i punëtorëve që duhet të punojnë, do të punojnë në ditën e diele”, tha Shahpaska për “Koha”.

Propozim-ligji për marrëdhënie pune kaloi në leximin e parë të Komisionit Parlamentar për Punë dhe Politikë Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.