07.07.2021

Zëvendësministri Husejin: “Garanci për të rinjtë” është projekt i suksesshëm me të cilin vazhdojmë t’i mbështesim të rinjtë në vendin tonë

“Sigurimi i mundësive të denja për punësim për të gjithë qytetarët është obligim i Qeverisë së RMV-së, ndërsa prioriteti është edhe më i madh pas fillimit të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19”, tha zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, në fjalimin hyrës së punëtorisë onlajn në të cilën u prezantuan rezultatet nga Projekti për shërbime, për mbështetje të punësimeve të të rinjve në Maqedoninë e Veriut (2020-2021), projekt që e zbaton Ministria e Çështjeve Sociale Austriake.

Ai theksoi se deri në tremujorin e tretë të vitit 2020, numri i të punësuarve është zvogëluar për 25.000 vende të punës, me përqindje më të madhe tek të rinjtë, por njëkohësisht kemi zvogëlim shtesë të shkallës së papunësisë si rezultat i masave të Qeverisë për ruajtjen e vendeve të punës të cilët vlerësuan se kanë ruajtur rreth 80.000 vende të punës. 

“Sot, po e finalizojmë Strategjinë e re për punësim 2027 për promovimin e punësimit të zgjedhur të plotë, produktiv dhe të lirë. Strategjia do të ketë për qëllim zgjidhjen e pasojave afatshkurte të tregut të punës të shkaktuara nga pandemia COVID-19, si dhe të sfidave strukturore që ndikojnë në rritjen e punësimit”, theksoi zëvendësministri Husejin.

Ai informoi se kur bëhet fjalë për të rinjtë dhe statusin e tyre të tregut të punës, në vitin 2019 vërehet përmirësimi i dukshëm i gjendjeve me punësimin e të rinjve, me çka e drejton ndikimin e politikave qeveritare, siç është Garancia për të rinjtë, me të cilën vetëm vitin e kaluar u përfshinë mbi 25.000 të rinj.

35 për qind nga pjesëmarrësit në Garancinë për të rinjtë morën ofertë për punësim, arsimim të vazhdueshëm dhe trajnim, që konsiderohet për të rezultate pozitive. Zbatimi i Garancisë për të rinjtë vazhdon në vitin 2021.

Zëvendësministri theksoi se Strategjia e Re Nacionale për punësim parashikon vazhdimin e Garancisë për të rinjtë, plani i së cilës për implementim do të avancohet në vitin 2022, me çka do të merren parasysh më shumë aspekte, si avancimi i arritur, ndikimi i pandemisë mbi punësimin e të rinjve dhe përmirësimet e bëra në Programin për mbështetjen e të rinjve të BE-së dhe Garancia e përforcuar për të rinjtë e BE-së 

“Përvojat nga implementimi i projektit do t’i kemi parasysh gjatë modernizimit të legjislacionit në pjesën e tregut të punës gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ndërsa do të shërbejnë edhe për përmirësimin e “Garancisë së të rinjve” dhe proceset e aktivizimit të grupeve të prekura”, tha zëvendësministri Husejin.

Ai falënderoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Shëndetësisë, të kujdesit dhe të mbrojtjes së konsumatorëve të Republikës së Austrisë për mbështetjen që në vazhdimësi e sigurojnë, si dhe “VIN VRK” dhe të gjithë partnerët e tjerë në projektin për aplikimin e këtyre shërbimeve të rëndësishme për mbështetje të grupeve më të prekura të të rinjve në vendin tonë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.