31.07.2021
Ministrja Shahpaska: E hapëm kopshtin e 15-të për fëmijë për vetëm 11 muaj, 167 fëmijë nga Negotina bëhen me kopshtin më modern në vend
“Me të vërtetë kam kënaqësinë që sot e hapim kopshtin e 15-të për fëmijë për vetëm 11 muaj, që do të kujdeset për 167 fëmijë nga komuna e Negotinës. Qytetarët e këtij kopshti bëhen me kopshtin më modern në vend, të ndërtuar në përputhje me praktikën më të mirë për rregullim hapësinor dhe ky është objekt efektiv tërësisht energjetik”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në hapjen e sotme të kopshtit të ri në Negotinë.

“Më e rëndësishme për këtë kopsht dhe që dua të theksojë është përfshirja e tij. Kopshti do t’i përfshijë edhe fëmijët me rrezik social me pasiguri materiale, fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët nga familjet rome. Prandaj, çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe çdo fëmijë meriton të ketë zhvillim të duhur fëmijëror”, potencoi ministrja Shahpaska.

Kopshti “Temjanushka” është pjesë e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje të Bankës Botërore. Vlera e Marrëveshjes për grant i realizuar midis Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Komunës së Negotinës për ndërtimin e tij arrin shumën prej 69.6 milionë denarë.


Ministrja theksoi se për vetëm 11 muaj, me hapjen e kopshteve të reja, përfshirja e fëmijëve është rritur për vetëm 1150 fëmijë, ndërsa njëkohësisht kjo nënkupton edhe punësime të reja të stafit profesional.

Fëmijëve iu uroi shumë shëndet dhe momente të bukura në kopshtin e ri, ndërsa të punësuarve u porositi që ta kryejnë këtë profesion me dashuri e që është profesioni më i bukur në botë, ndërsa kryetarit të komunës i dëshiroi edhe shumë projekte të suksesshme.